“Nuk jam këtu për ta ritreguar”, Luarasi flet në Kuvend për incidentin me protestuesit

17 Shtator 2026 | 19:15

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, foli në seancën plenare të kësaj të enjteje për incidentin e disa ditëve më parë me protestuesit, teksa po shkonte në Kuvend.

Duke e vënë theksin te algoritmet në rrjetet sociale, Luarasi tha se videoja e saj me protestuesit u pa nga miliona persona, ndërsa shtoi se pas publikimit të saj janë evidentuar rreth 730 komente ndëshkuese ose potencialisht të dhunshme.

Sipas Luarasit, komentet përfshinin thirrje për dënimin e saj me burg, zhdukjen, varjen në litar, djegien apo pushkatimin e saj.

“Të gjithë ju e keni parë se një javë më parë, teksa po vija drejt seancës plenare, u përndoq nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj. Kjo ishte një video që u pa nga miliona njerëz. Unë s’jam këtu për ta ritreguar, por jam këtu për të treguar atë që ndodhi pas videos. Sepse aty qëndron çështja që kjo konventë synon të rregullojë. Ajo që pasoi u monitorua në mënyrë të pavarur, publikim pas publikimi. Në 5 ditë, emri u përmend në 708 artikuj, në 64 media online, në 134 llogari të emërtuara. Shtrirja e përgjithshme 14.9 milionë. Shikimet 4.8 milionë. 80% e të gjithë kësaj ndodhi brenda 48 orëve. Nga këto, 730 komente ndëshkuese ose potencialisht të dhunshme: burg, zhdukje, varje, djegie, pushkatim”, tha mes të tjerash Luarasi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korriku sjell rekord vizitorësh në hotele, sa ishte rritja krahasuar me një vit më parë

Sezoni turistik i verës ka rritur aktivitetin e strukturave akomoduese në Shqipëri, me rreth 817 000 vizitorë të regjistruar vetëm gjatë muajit korrik. Të dhënat...
18:54 | 17/09/2026

Studimi i ri: Moti i ftohtë mund të paralajmërojë rritjen e rasteve të arrestit kardiak

Një studim i ri nga studiues hungarezë tregon se moti i ftohtë mund të shërbejë si një sinjal paralajmërues për rritjen e rasteve të arrestit...
18:52 | 17/09/2026

“ADHD rrit me 48% gjasat për probleme gastrointestinale”, çfarë zbuluan studiuesit

Personat me çrregullim të vëmendjes dhe hiperaktivitetit kanë rreth 48% më shumë gjasa të përjetojnë probleme gastrointestinale, sipas një rishikimi të ri shkencor që ka...
18:40 | 17/09/2026