Sot Doktori doli dhe akuzoi Edi Ramën se i ka hipur helikopterit dhe ka shkuar në Kosovë për të miratuar Gjykatën Speciale, e cila i nguli thikë pas shpine Kosovës.
— Duhet ta bëjmë të madhe këtë gjë, — i tha Lelos.
— Hap gazetën RD, Syrin, të gjitha mediat dhe nxirr qëndrimin e Doktorit dhe të Ramës.
— Lëre se dalim keq, — tha Lelo. — Edhe Doktori ka qenë i zjarrtë për Gjykatën Speciale. Madje donte të hetohej Thaçi, që ta akuzonin se kishte vrarë 23 kryetarë degësh të LDK-së. I ka të zbardhura dhe me zë.
— Ashtu?
— Po si t’ia bëjmë këtij helikopterit të Ramës? Se tani nuk i themi dot dhe Doktorit ke harruar çke thënë.
— Duhet të shpikim se Rama ka shkuar me helikopter për t’u thënë: “Mos e miratoni”, që ta hante që atëherë Thaçi dhe Kosova. Por s’e kanë dëgjuar Doktorin atëherë dhe e kanë miratuar.
— Po ashtu dalim keq tani, — tha Muli.
— Jo, — i tha Lelo. — Është si puna e SPAK-ut. Edhe Doktori e miratoi SPAK-un, por ai doli kundër Doktorit. Kjo do të thotë se bëri gabim. Gabimi është i SPAK-ut, që nuk respekton rregullat, por i shërben Edi Ramës, siç i shërben Gjykata Serbisë.
— Qenka e ngatërruar kjo punë, — i tha Muli. — Si del qartë që Edi Rama është kundër Kosovës në këtë rast?
— Pak e vështirë, se ai është mik i Thaçit dhe Thaçi është dënuar. Ne themi që dënimi është kundër Kosovës. Ne mbrojmë Edi Ramën.
— Po sikur të themi se dënimi i bën nder Kosovës?
— Edhe atë mund ta themi ne, por jo Doktori. Ai do që të thotë se Thaçin e burgosi Rama.
— Tamam-tamam, ne duhet të themi çfarë thotë Albini, por ai nuk po flet, — tha Muli.
— Albini flet me vepra, — tha Lelo. — Ka mbushur dosjen dhe e ka bërë punën e tij.
Lini një Përgjigje