Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime të shumta edhe nga bota e sportit.

ZVICER - Një prej tyre vjen nga Taulant Xhaka, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe vëllai i madh i kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.
Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në të shkruhet: “Mos e Harroni Historin!” dhe “JO NË EMRIN TIM”.

Në poster shfaqet gjithashtu mesazhi “Liria e tyre është nderi ynë”. Më pas, Xhaka ka publikuar edhe një imazh të Kadri Veselit, duke shkruar: “Gjithmonë me ju”.

Postimi ka shkaktuar reagime dhe polemika, veçanërisht në mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si “skandal”.
Reagimi i Taulant Xhakës vjen një ditë pas vendimit të Hagës. Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën gjithashtu fajtorë për akuza të lidhura me krime lufte.
Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka mbajtur për vite fanellën e Kombëtares shqiptare, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Graniti, ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Të dy kanë luajtur edhe së bashku te Baseli.
Reagimi i tij tashmë është bërë pjesë e debatit publik që ka shpërthyer pas vendimit të shumëdiskutuar të Hagës.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Prania e ish-trajnerit të Italisë ndezi menjëherë fantazitë e tifozëve kuqezi, sidomos pas përfundimit të ndes...
TIRANE - Bjellorusia do të jetë kundërshtari me të cilin Shqipëria do të hapë fushatën e Nations League, më 26 sh...
ALGJERI - Brahim Hemdani, pasardhësi i Vladimir Petkovic si trajner i ‘Fennecs’, ka zbuluar skuadrën e tij të parë për Al...
KOSOVE - Në ditët e fundit te përfaqësuesja e Kosovës, ka qenë në rend të ditës vendimi i kapitenit Amir Rrahmani...
TIRANE - Në morinë e masave të marra nga Komisioni i Drejtësisë dhe Etikës në FSHF, të cilat po i botojmë më...
GJERMANI - Në një komunikatë për shtyp, Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur se trajneri i katër herë kampion&e...
SPANJE - Menaxhmenti i Barcelonës është në kërkim për një qendërsulmues të ri për Hansi Flick. Sip...
ANGLI - Qasja e re ndaj përdorimit të teknologjisë në fushë, e cila debutoi këtë vit nën drejtimin e gjyqtarit të...
Ish-presidenti Todd Boehly ANGLI - Një riorganizim i madh korporativ po e trondit menaxhmentin e lartë të Chelseat. Në një d...
ITALI - Vala e re e trajnerëve ndërkombëtarë të futbollit mirëpret zyrtarisht një emër me prestigj absolut. Franc...