Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Debbie Hewitt, presidente e Federatës Angleze të Futbollit dhe njëkohësisht zv/presidente e FIFA-s. Ajo i ka dërguar një letër Infantinos dhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, ku kërkon që të gjitha dokumentet, komunikimet dhe materialet përkatëse t’u vihen në dispozicion anëtarëve të Këshillit të FIFA-s përpara mbledhjes së 15 tetorit.
ANGLI - Federata Angleze e Futbollit i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të publikojë të gjithë materialin që lidhet me planin e braktisur për shitjen e aksioneve të Botërorit te investitorë privatë, si edhe dokumentet që lidhen me çështjen e sulmuesit amerikan Folarin Balogun.
Kërkesa është bërë nga Debbie Hewitt, presidente e Federatës Angleze të Futbollit dhe njëkohësisht zv/presidente e FIFA-s. Ajo i ka dërguar një letër Infantinos dhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, ku kërkon që të gjitha dokumentet, komunikimet dhe materialet përkatëse t’u vihen në dispozicion anëtarëve të Këshillit të FIFA-s përpara mbledhjes së 15 tetorit.
Hewitt kërkon gjithashtu një “hetim të pavarur” për planin e FIFA Forward Enterprise, përmes të cilit FIFA synonte të shiste pjesë të të drejtave ekonomike të Botërorit te investitorë privatë, në një skemë të raportuar me vlerë rreth ‘15 miliardë paund’.
Në këtë projekt ishte përfshirë edhe Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.
Plani u tërhoq nga Infantino gjatë verës, pas kundërshtimeve të forta. Sipas raportimeve, Këshilli i FIFA-s, organi që funksionon në praktikë si bordi drejtues i organizatës, nuk ishte konsultuar për këtë skemë.
Në letrën e saj, Hewitt shpreh gjithashtu zhgënjimin që Infantino nuk ka komunikuar me Këshillin e FIFA-s që prej 5 gushtit, kur njoftoi tërheqjen e projektit. Ajo vë në dukje edhe shqetësimet për mënyrën e funksionimit dhe transparencën e FIFA-s.
Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me çështjen e Folarin Balogun dhe vendimin për pezullimin e ndalimit të tij për të marrë pjesë në Botëror. Vendimi erdhi pas një telefonate të Donald Trump me Infantinon, ndërsa presidenti amerikan më pas pretendoi se kishte ndikuar në ndryshimin e vendimit.
Infantino ka mohuar shkeljen e çdo rregulli apo ligji dhe ka mohuar gjithashtu të ketë ndikuar në vendimin për Balogun.
Federata Angleze ishte ndër të parat që njoftoi tërheqjen e mbështetjes për rizgjedhjen e Infantinos në marsin e ardhshëm.
Ndërkohë, UEFA ka konfirmuar se po përgatit një ankesë për “keqmenaxhim kriminal” ndaj presidentit të FIFA-s, në lidhje me projektin e dështuar të shitjes së të drejtave të Botërorit. UEFA ka kërkuar gjithashtu në gjykatë që Infantino dhe persona të tjerë të publikojnë provat dhe dokumentet që lidhen me këtë skemë.
Edhe Pascale van Damme, presidente e Federatës Belge dhe anëtare e Këshillit të FIFA-s, ka deklaruar se pyetjet e saj mbi çështjen Balogun ende nuk kanë marrë përgjigje.
Ndërsa presioni ndaj Infantinos rritet, beteja për rizgjedhjen e tij për një mandat të katërt mbetet e hapur, me raportimet që sugjerojnë se ai ende mund të ketë mbështetje të mjaftueshme brenda FIFA-s.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Një prej tyre vjen nga Taulant Xhaka, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe vëllai i madh i kapitenit të Zvicrës, Grani...
ITALI - Prania e ish-trajnerit të Italisë ndezi menjëherë fantazitë e tifozëve kuqezi, sidomos pas përfundimit të ndes...
TIRANE - Bjellorusia do të jetë kundërshtari me të cilin Shqipëria do të hapë fushatën e Nations League, më 26 sh...
ALGJERI - Brahim Hemdani, pasardhësi i Vladimir Petkovic si trajner i ‘Fennecs’, ka zbuluar skuadrën e tij të parë për Al...
KOSOVE - Në ditët e fundit te përfaqësuesja e Kosovës, ka qenë në rend të ditës vendimi i kapitenit Amir Rrahmani...
TIRANE - Në morinë e masave të marra nga Komisioni i Drejtësisë dhe Etikës në FSHF, të cilat po i botojmë më...
GJERMANI - Në një komunikatë për shtyp, Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur se trajneri i katër herë kampion&e...
SPANJE - Menaxhmenti i Barcelonës është në kërkim për një qendërsulmues të ri për Hansi Flick. Sip...
ANGLI - Qasja e re ndaj përdorimit të teknologjisë në fushë, e cila debutoi këtë vit nën drejtimin e gjyqtarit të...
Ish-presidenti Todd Boehly ANGLI - Një riorganizim i madh korporativ po e trondit menaxhmentin e lartë të Chelseat. Në një d...