Tregtia e jashtme, 223 mln euro eksporte në gusht, rriten edhe importet
Eksportet kanë vijuar të qëndrojnë në territor pozitiv edhe në gusht 2026, por me një ritëm dukshëm më të ngadaltë se në muajt e mëparshëm. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se shitjet e mallrave shqiptare jashtë vendit arritën në 20.5 miliardë lekë, duke u rritur me 1.6% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shënuar një rritje të importeve gjatë muajit gusht, ndërsa deficiti tregtar është zgjeruar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën në rreth 223.5 milionë euro, me një rritje prej 1.6% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Ndërkohë, importet u rritën me 12.6%, duke arritur në rreth 824.2 milionë euro.
Si rezultat, deficiti tregtar në gusht ishte rreth 599.7 milionë euro, 17.4% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit 2025.
Në rritjen e eksporteve kanë ndikuar pozitivisht materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe ushqimet, pijet dhe duhani, ndërsa tekstilet dhe këpucët kanë dhënë kontribut negativ.
Sa i takon importeve, rritja është ndikuar kryesisht nga makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, të cilat kontribuuan me 4.8 pikë përqindje, të ndjekura nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 3.5 pikë.
Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të vendit. Në gusht, eksportet drejt Italisë u rritën me 5%, ndërsa importet nga Italia me 2.2%.
Ndërkohë, shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian përbëjnë 46.2% të gjithë tregtisë së jashtme të Shqipërisë.
Korriku sjell rekord vizitorësh në hotele, sa ishte rritja krahasuar me një vit më parë
“Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s”, MIE: Hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës
ABI Bank konsolidon rritjen në gjashtëmujorin e parë 2026
- 19:48 Kongresi amerikan e miraton ligjin për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë
- 19:34 Misteri i vdekjes së krijuesit të njohur të OnlyFans, 22-vjeçari gjendet i pajetë në një pishinë në Qipro
- 19:15 “Nuk jam këtu për ta ritreguar”, Luarasi flet në Kuvend për incidentin me protestuesit
- 18:54 Korriku sjell rekord vizitorësh në hotele, sa ishte rritja krahasuar me një vit më parë
- 18:52 Studimi i ri: Moti i ftohtë mund të paralajmërojë rritjen e rasteve të arrestit kardiak
- 18:40 “ADHD rrit me 48% gjasat për probleme gastrointestinale”, çfarë zbuluan studiuesit