Një arritje madhështore duhej të ishte dhe ashtu ndodhi. Në Silverstone, në pistën e krijuar me këtë rast, Max Verstappen vendosi një rekord tjetër në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Në një garë me makina kart të organizuar nga Red Bull që quajtur ‘Max vs. 100’, piloti holandez u nis nga vendi i 101 në startin e saj për të nisur një sërë parakalimesh dhe pas ndonjë manovre të ndaluar dhe momente kaosi, ai arriti të fitojë këtë sfidë.

Në këtë mënyrë, holandezi arriti të mposhtë 100 pilotë që kishin ardhur nga e gjithë bota duke pasur në dispozicion vetëm 30 xhiro.

E bukura është se Verstappen i mjaftuan vetëm 14 xhiro për të kryer të gjitha parakalimet në vetëm 35 minuta. Menjëherë pas tij u pozicionuan sportistë Red Bull, lojtarë, streamer, gazetarë e tifozë që në fund u gjunjëzuan ndaj 4 herë kampionit të Botës në Formula 1.

‘Kur erdha në vendin e startit dhe pashë ku duhet të nisesha me 100 makina kart para meje isha pak i shqetësuar-pohoi Verstappen-pas xhiros së parë, pasi u kalua edhe kaosi i fillimit mendova: ok situata është nën kontroll. Filloi argëtimi i vërtëte; në momentin që gjeta ritmin, ia dola të parakaloj të gjithë një nga një dhe të shihja reduktimin e distandës. Ishte me të vërtetë emocionuese. Ishte fantastike të kthehesha të drejtoja një makinë kart dhe të rizbuloja bazat; më kujtoi garat e dikurshme’.

Top Channel