Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 110 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lufta në Iran/ Reagon Donald Trump: Do të marr një vendim të madh së shpejti

Lufta në Iran/ Reagon Donald Trump: Do të marr një vendim të madh së shpejti

20:01, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump i tha Axios të enjten se së shpejti do të marrë një “vendim të madh” lidhur me mënyrën se si do të vijojë lufta me Iranin.

“Kam një vendim të madh përpara. A dua të hyj dhe t’i asgjësoj ata [regjimin iranian], apo nuk dua? Është një vendim i madh. Me mua mund të ndodhë gjithçka”, i tha ai medias.

Trump ka bërë deklarata të ngjashme gjatë gjithë luftës, por komentet e tij vijnë përpara një takimi të martën me liderët e gjashtë vendeve të Gjirit, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York City.

Presidenti i tha Axios se qasja e tij ndaj konfliktit në vazhdim do të varet nga ajo që krerët e shteteve aleate do t’i thonë gjatë atij takimi.

“Dua të zbuloj se ku janë ata dhe si po ia kalojnë. Ne kemi qenë shumë mbrojtës ndaj tyre”, tha ai.

Trump do të takohet në selinë e OKB-së në Manhattan me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Omanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco