
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza në Kuvend lidhur me mënyrën e shpërndarjes dhe kontrollit të fondeve europiane IPARD.
Duke iu referuar një operacioni të fundit antidrogë, Bardhi deklaroi se kompania AMG Food, e cila sipas tij kishte përfituar rreth 1 milion euro nga fondet IPARD, është përfshirë në një rast të trafikut të 41 kilogramëve kokainë.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, rasti ngre pikëpyetje mbi mekanizmat e kontrollit dhe mënyrën se si janë shpërndarë fondet IPARD.
"Këto foto janë nxjerrë nga një aktivitet i tij publik në vitin 2021, kur propagandonte se fondet e IPARD-it po ndihmonin fermrët, bujqësinë, agro-përpunimin, industrinëe lehtë ushqimore.
Për shkak të punës serioze të policisë belge kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut ndërkormbtar tëdrogës me rrënjë në Shqipëri, ne sot dimë që kompania e promovuar nga kryeministri dhe e financuar me 1 milionëeuro nga taksat e qytetarëve europianë, është kapur duke sjellë në Shqipëri 41 kilogramë kokainë. Çfarë mund të tëduhet për sponsorizim më shumë sesa prania e kryeministrit në biznes?
Ja ku e keni sot historinë tuaj të suksesit, jo vetëm të mënyrës abuzive me fondet e IPARD-it. Kjo është edhe pasqyra më besnike e mënyrës sesi në këto 13 vjet qeveria ka bërë gjithçka, ka hapur çdo derë, çdo dritare që të fuqizojë krimin, duke i rritur fuqitë ekonomike përmes bizneseve në dukje të ligjshëm dhe të pastër"./Versus.al

