AKTUALITET /

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, vdes pasi u fut në det në Velipojë 82-vjeçari nga Kosova

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Viktima është shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç.

Shkruar nga Versus

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, vdes pasi u fut në det në

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Velipojë, teksa ishte futur për t’u larë në det.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Viktima është shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 82-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në ujë dhe, për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll