Hamza takon liderët e partive tjera: Diskutuam për bashkëpunim në këtë periudhë të rëndësishme

17 Shtator 2026 | 20:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka takuar ndaras tre liderët e partive parlamentare shqiptare, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike dhe Ardian Gjinin e Aleancës, pas vendimit në Hagë.

Ai ka thënë se në takime u diskutua për seriozitetin e situatës së krijuar dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë

Hamza ka bërë të ditur se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, ndërsa ka falënderuar tre liderët për takimet.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet”, ka shkruar Hamza në Facebook. “Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”.

Një ditë më parë, Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin

Një ditë pas vendimit të shkallës së parë në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar Hashim Thaçi,...
18:10 | 17/09/2026

Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në...
17:30 | 17/09/2026

Pas vendimit të Hagës, bashkëshortja e Rexhep Selimit publikon foton me fëmijët: Gjithmonë krenarë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me fëmijët e saj, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...
15:27 | 17/09/2026