Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se pavarësisht rëndimit të akuzave penale ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK ende nuk po gjen kurajon për të kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.
“Rastin e Ballukut e dimë të gjithë. 1.2 miliardë euro abuzim, vetëm në 8 procedura tenderi. 2 vila të fshehura të sekuestruara. 3 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dhe sot në ditën e shtatë të bërjes publike të këtyre fakteve, SPAK akoma nuk gjen kurajon të vijë në Parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit për arrestimin e Ballukut. Korrupsioni, krimi e pandëshkueshmëria është kthyer në normalitet”, tha mes të tjerash Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së Presidentit! Bardhi: Puç kushtetues, votojmë kundër! Malaj: Si u kërcënuan punonjësit e Thesarit nga prokurori






