MAGAZINË /

"JO NË EMRIN TIM!" Reagimi i Taulant Xhakës për Hagën tërbon mediat serbe

Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen katër ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa në të shkruhet: “Mos e Harroni Historin!”, “JO NË EMRIN TIM” dhe “Liria e tyre është nderi ynë”.

Shkruar nga Versus

"JO NË EMRIN TIM!" Reagimi i Taulant Xhakës për

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime edhe nga figura të njohura të sportit.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas vendimit të gjykatës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen katër ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa në të shkruhet: “Mos e Harroni Historin!”, “JO NË EMRIN TIM” dhe “Liria e tyre është nderi ynë”.

"JO NË EMRIN TIM!" Reagimi i Taulant Xhakës për

Më pas, ish-futbollisti ka publikuar edhe një foto të Kadri Veselit, shoqëruar me mesazhin: “Gjithmonë me ju”.

Reagimi i Xhakës ka marrë vëmendje dhe ka shkaktuar debate, veçanërisht në mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar postimin si “skandal”.

Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka luajtur për vite me Kombëtaren shqiptare, ndërsa vëllai i tij, Granit Xhaka, ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Dy vëllezërit kanë qenë gjithashtu pjesë e FC Basel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

 

Poll