Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të çelë një hetim ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Financave, duke rregjistruar si procedim penal, kallëzimin e depozituar në SPAK nga të gjithë kryetarët e gjykatave të Shqipërisë.
Hetimi po kryhet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili mësohet se dy ditë më parë ka kërkuar të gjithë praktikën dokumentare që ka sjellë vendosjen e bllokimit të rrogave në Thesar për gjyqtarët e prokurorët, por edhe për administratën civile të prokurorëve dhe gjykatave.
Çështja është në fillesat e para të hetimit dhe ende nuk mund të thuhet se kush janë zyrtarët përgjegjës, që kanë abuzuar me detyrën duke sjellë mospagimin e pagës për muajin Gusht 2026 për magjistratët dhe administratën civile.
Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.
Sipas kallëzimit, qëllimi është që prokuroria të përcaktojë përgjegjësinë individuale për veprimet ose mosveprimet konkrete që kanë çuar në mosekzekutimin e pagave.
© SYRI.net
Prej 4 ditësh në arrati dhe në kërkim nga policia greke, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Me 200 km/orë në Audi RS8 për të dërguar 50 mln euro kokainë/ Si u godit banda e rrezikshme shqiptare
Kapet 2.7 ton kokainë/ Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin e famshëm spanjoll