Haxhiu: UÇK-ja nuk mbrohet duke i shpallur kundërshtarët politikë “spiunë” e “tradhtarë”

17 Shtator 2026 | 21:38

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja e Kosovës Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për shmangien e shënjestrimeve të kundërshtarëve politikë si dëshmitarë apo si “spiunë” e “tradhtarë” për proceset që zhvillohen në Gjykatën Speciale të Hagës.

Një ditë më parë, kjo gjykatë dënoi katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me 81 vjet burgim. Në Kosovë pati menjëherë protesta e u akuzuan qeveritarë, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvallën. Ata u cilësuan si “spiunë”.

“Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale. Por askush nuk i mbron ata duke shpallur aty për aty “spiunë” e “tradhtarë” kundërshtarët politikë, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë mes qytetarëve të Kosovës. Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër. Kështu, në emër të mbrojtjes, i jepet fuqi vetë akuzës. Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake. Prandaj, përpjekja për ta paraqitur një popull të tërë si burim “spiunimi” është e pavërtetë, fyese dhe e rrezikshme. Ajo mbjell frikë, nxit linçim dhe e shndërron dhimbjen në përçarje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook duke shtuar se “vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin që e kanë mbajtur gjallë popullin tonë”.

Tek ka bërë thirrje për maturi, Haxhiu ka thënë se kushdo që ka të dhëna për njerëz që mund të kenë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtar e shtetëror duhet t’i paraqesin ato në organet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)

Edhe mbrëmjen e së enjtes është zhvilluar një protestë Prishtinë, para godinës së Qeverisë, kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së    Një grup...
21:27 | 17/09/2026

Hamza takon liderët e partive tjera: Diskutuam për bashkëpunim në këtë periudhë të rëndësishme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka takuar ndaras tre liderët e partive parlamentare shqiptare, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, Lumir...
20:58 | 17/09/2026

Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin

Një ditë pas vendimit të shkallës së parë në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar Hashim Thaçi,...
18:10 | 17/09/2026