E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkatërrohet rrjeti i p*dofilisë në Itali, 10 të arrestuar

Ilustrim · Vizion Plus

Policia italiane ka ndërmarrë një aksion të madh në Romë, duke arritur të shkatërrojnë një rrjet ndërkombëtar pornografie.

Pas hetimeve të Prokurorisë së Romës, ranë në pranga 10 persona, ku mes tyre ishin katër italianë dhe 1 zvicerian, të cilët akuzohen për krijimin e një organizate kriminale të specializuar në shpërndarjen e materialit pedopornografik. Viktimat e këtij rrjeti të tmerrshëm janë fëmijë të moshave nga 4 deri në 10 vjeç.

Hetimet e drejtuara nga Prokurori Francesco Lo Voi dhe prokurori Geraci zbuluan se grupi, i krijuar në vitin 2020, funksiononte me strukturë piramidale. Të dyshuarit, të moshave mjaft të reja (nga 22 deri në 28 vjeç), e nisën aktivitetin e tyre përmes grupeve të lojërave online, ku u njohën përpara se të ktheheshin në predatorë seksualë.

Krerët e rrjetit përdornin kanale dhe “Bot” në platformën Telegram për të fshehur identitetin e tyre dhe për të depersonalizuar kontaktin me klientët. Peshë kryesore mbanin pesë administratorë, të cilët njiheshin nga përdoruesit vetëm me pseudonimin “Mbreti” dhe mblidheshin në një dhomë virtuale të sigurt të quajtur “Dhoma e Mbretërve”.

Për të pasur akses në foto dhe video, deri në 1,000 abonentë nga e gjithë bota paguanin tarifa mujore nga 3 deri në 9 euro, ose detyroheshin të ngarkonin vetë materiale të reja pedopornografike. Të ardhurat e mbledhura ishin mjaft të mëdha dhe shërbenin për të financuar dhe zgjeruar aktivitetin e organizatës.

Zbulimi dhe shpërbërja e këtij rrjeti u bë i mundur falë një agjenti të infiltruar policor. Agjenti arriti të depërtojë deri në nivelet më të larta të drejtimit, duke administruar financat e grupit dhe duke mbledhur prova vendimtare për të identifikuar anëtarët dhe për të arritur deri tek arrestimet.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.