Në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, analisti Andi Bushati ka komentuar ashpër procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Bushati e cilësoi gjykatën si të instrumentalizuar politikisht dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ajo u krijua dhe funksionoi.
Bushati u ndal edhe te roli i politikës shqiptare, duke përmendur Edi Ramën dhe qëndrimet e kohës ndaj krijimit të kësaj gjykate. Sipas tij, palët shqiptare e dinin se ky proces do të sillte pasoja, ndërsa e lidhi këtë zhvillim me atë që e cilësoi si koncesion ndaj interesave të Serbisë dhe Rusisë.
Debati në studio:
Bushati: Atëherë, pavarësisht se shoqëria shqiptare kishte nevojë për këtë lloj katarsisi edhe ndaj heronjve të vet çlirimtarë. Unë kam besuar se ka njerëz që kanë thënë, jo mo nuk duhet luftë, kush ka ikur i keqi e njohim e thatë, le të ikim ta mbyllim këtë kapitull. Unë mendoj që këtë gjë ne duhet ta bënim. A ishte kjo gjykatë gjëja që e bëri? Këtu unë jam kundra. Gjykatë e instrumentalizuar, gjykatë politike, gjykatë që u tregua nga mënyra si e mori Hashim Thaçin ditën që po shkonte për në Shtëpi të Bardhë e deri dje që u dha dënimi, një instrument politik. Por tani, unë besoj që këtu të biem të gjithë dakord që ky ishte instrument politik. Dhe nuk duhet të gjejmë segmente që, ja dhe ky për këtë është politik, ja çfarë tha dhe ky këtu, ja çfarë tha... Puna është të kuptojmë pse arritëm te ky instrument politik. Sepse kjo është një gjykatë që e kanë krijuar shqiptarët. Ata dje i dënuan komandantët në emër të popullit të Kosovës, e ka votuar parlamenti i Kosovës. Dhe këtu unë tund kokën ndaj Beratit. Se askush sot nuk mund të lajë duart dhe të thotë se nuk e dinim.
Buzhala: A se s'më dëgjova që përmende ligjin?
Bushati: Jo jo ligjin, ligjin, shkurt...
Buzhala: Një karrige... nuk mundesh me më thënë, nuk mundesh me i la duart kur ligji është ndryshe e akuzat ndryshe.
Bushati: Një sekondë, një sekondë. Ligji është i shkruar ashtu siç thua ti, ok, por që nga Hashim Thaçi i pari, që nga ne gazetarët, që nga Edi Rama që mori helikopterin, të gjithë e dinim që kishte arritur një pikë që duhet t'i bëhej koncesion Serbisë dhe Rusisë. Pra, vetë Hashim Thaçi në qoftë se e mbani mend, ajo beteja që ka qenë, pati tentativë në parlament për ta përmbysur gjykatën, se e dinte se çfarë e priste. Vetëvendosja, pak e parëndësishme në atë kohë, nuk është se nuk i dha argumentat. Fjalimi i Hashim Thaçit në parlament, pavarësisht se thoshte duhet ta votojmë, po ta dëgjosh të gjithë tekstin, teksti është që sa dëm i bën kjo gjë Kosovës. Pra të gjithë ishin të bindur, që pavarësisht si po shkruhej ligji dhe si justifikohej me Dick Martyn, këtu po i bëhej një koncesion... ne ja bënim amerikanëve dhe evropianëve, po amerikanët dhe evropianët po ja bënin Serbisë dhe Rusisë. Prandaj kësaj gjykate i duhej thënë që në gjenezë, jo. Atëherë, po po t'i thoje jo, mund të thotë dikush, bie kjo teoria jote që ka nevojë për katarsis... shoqëria duhet ta bëjë katarsisin. Unë them jo, se pikërisht ajo që ndodhi sot, dënimi i padrejtë dhe procesi surrogato ndaj atyre njerëzve, ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin e një hapjes së debatit për krimet e shqiptarëve me shqiptarët, jo krimet me serbët, kjo mbyllet, askush nuk merr sot më guximin, thotë po krimet e shqiptarëve... shih sa u paguan ata të gjithë e të tjerë. Kjo është e keqja e parë. Dhe e keqja e dytë mendoj unë, për të cilën duhet ta vrasim mendjen shumë, është servilizmi dhe bythëlëpirja jonë ndaj ndërkombëtarëve. Berati e thotë, na thanë ambasadorët. E punë e madhe! Ambasadori mundet të bëjë trafik për t'i bërë, për të marrë një koncesion tjetër nga Rusia, Serbia, nuk është argument!
© SYRI.net
VIDEO/ Shkullaku: E dinim që Gjykata Speciale do të kishte pasoja për liderët e UÇK-së, çfarë u mor në shkëmbim?
49 ditë protestë në Divjakë, qytetarët vijojnë kundërshtimin e bashkimit me Lushnjen
'Dënimi 25 vjet është anti-ligjor', Buzhala: Gjykata Speciale tronditi Kosovën me një vendim skandaloz dhe të jashtëligjshëm