Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?

49 ditë protestë në Divjakë, qytetarët vijojnë kundërshtimin e bashkimit me Lushnjen

21:38, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej 49 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër propozimit për reformën territoriale dhe bashkimit të Divjakës me Lushnjen.

Edhe këtë mbrëmje, në ditën e 49-të të protestës, qytetarët u mblodhën në sheshin e Divjakës, ku u dëgjuan thirrje në mbështetje të qëndresës.

Qytetarët kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki, në mënyrë që shërbimet të vijojnë të ofrohen përmes një bashkie, e cila është krijuar si rezultat i reformës së mëparshme territoriale.

Divjakasit kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen dhe kërkojnë të kenë mundësinë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre, për të cilët më pas të kërkojnë edhe llogari.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu llogari nga deputetja e tyre, Ana Nako, e cila, sipas tyre, nuk ka qenë e pranishme në asnjë ditë proteste dhe ka ndjekur vijën politike të Partisë Socialiste.

Protesta e 49-të u mbyll me marshimin e qytetarëve në rrugët e qytetit, nën thirrjet “Divjaka bashki” dhe të tjera thirrje në mbështetje të qëndresës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco