110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje: Rama jepe dorëheqjen 17 Shtator, 1...
Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje: Rama jepe dorëheqjen 17 Shtator, 1...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Njëkohësisht, ai pranoi se afati i 31 korrikut për ndërhyrjet ligjore lidhur me këtë çështje tashmë ka përfunduar.
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha ditën e sotme në Kuvend se pagat e magjistratëve përcaktohen përmes ligjit dhe nuk mund të vendosen nga vetë qeveria. Njëkohësisht, ai pranoi se afati i 31 korrikut për ndërhyrjet ligjore lidhur me këtë çështje tashmë ka përfunduar.
Gjatë fjalës së tij, Gogu deklaroi se skema e re parashikon rritjen e koeficientit të pagës, ndërsa mbetet në fuqi edhe mekanizmi i indeksimit. Sipas tij, Kuvendi ka detyrimin të mbrojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duke garantuar njëkohësisht që fondet publike të përdoren me përgjegjshmëri.
“Sot Kuvendi i Shqipërisë ka dy detyra, nuk ka një, ka dy detyra. Nga njëra anë duhet të mbrojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, gjyqësorit, dhe nga ana tjetër duhet të mbrojë çdo qindarkë të qytetarëve shqiptarë, të cilët paguajnë për atë drejtësi. Afatin e 31 korrikut e kemi thënë në komision që ka kaluar. Prandaj kjo shumicë ka ardhur sot të mbushë atë boshllëk që ka krijuar kalimi i atij afati. Nuk ka ardhur ta komentojë, nuk ka ardhur ta anatemojë, nuk ka ardhur ta mallkojë, ka ardhur ta mbushë atë boshllëk. Dhe sot ka një ligj përpara këtij Kuvendi, të paraprirë dhe të udhëhequr nga një pyetje, nga pyetja e duhur: Kush vendos për pagat e gjyqtarëve? Dhe nuk e ka shpikur pyetjen. E ka marrë tamam nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili zbërthen parimin kushtetues dhe shkruan: detyrimi i Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme. Jo i qeverisë, jo i këshillave, jo i ministrit të Drejtësisë, detyrimi i këtij Kuvendi.
Paga e gjyqtarit kalon vetëm nga një derë. Paga e magjistratit kalon vetëm nga një derë. Paga e doktorit kalon vetëm nga një derë. Paga e infermierit kalon vetëm nga një derë. Paga e zjarrfikësit kalon vetëm nga një derë. Dhe ajo derë është ligji. Ligji. Ky është parimi që ka ndjekur kjo shumicë sot me atë projekt që ka ardhur dhe rregulli bazë që ka ndërtuar gjithë arkitekturën e pagave në këtë republikë është: askush nuk duhet të ketë diskrecionin t’ia caktojë vetes pagën e vet. Sepse kur dikush i cakton vetes pagën e vet, nuk është më një rregull i përgjithshëm, por është një përjashtim. Buxheti i shtetit nuk është ai dollapi me shumë sirtarë ku secili pushtet apo secili institucion ka sirtarin e vet. Ka vetëm një arkë dhe ajo arkë është e qytetarit shqiptar. Nuk është arka as e ministrave, as e qeverisë, as e gjyqtarëve apo e doktorëve. Është arka e qytetarëve shqiptarë, që e ruan ky Kuvend dhe e ruani ju, të nderuar kolegë", tha Gogu./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me heqjen e masës së ndalimit të hyrjes së ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë kundër projektligjit të PS-së p&...
Kuvendi TIRANË- Deputetja e PS-së Aulona Bylykbashi, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e propozuara për pagat e magjistratëve, du...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka luajtur një rol negativ në zhvil...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është bashkuar seancës plenare në Kuvend, ndërkohë që ka n...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila d&eu...
GREQI- Dita e djeshme ishte ndër ditët që tronditi mbarë popullin shqiptar në Kosovë dhe vendin tonë, për shkak te ven...
Greg Rama, Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e djeshme Malin Athos dhe Manastirin e Madh të Vatopedisë ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar një skandal gjatë fjalës së tij në s...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend qasjen e qeverisë ndaj inteligjenc&...