Abilekaj: Gabuam duke i parë serbët si partnerë, vendimi Hagës na gjeti të gjithëve në faj

17 Shtator 2026 | 21:58

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Enton Abilekaj komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Abilekaj tha se situata aktuale është rezultat i një ndryshimi gradual të narrativës dhe qëndrimeve ndërkombëtare ndaj Serbisë, ndërsa, sipas tij, politika shqiptare nuk ka arritur të krijojë një qendër të fortë politike, ekonomike dhe diplomatike në rajon. Ai argumentoi se, ndërsa Serbia ka rikthyer peshën e saj në Ballkan, shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë të përçarë.

Sipas gazetarit, një nga gabimet ka qenë qasja ndaj Serbisë si partnere. Abilekaj tha se kjo politikë është ndjekur për vite me radhë dhe se Shqipëria ka kontribuar në forcimin e një narrative që e ka paraqitur Beogradin si faktor të rëndësishëm dhe partner të mundshëm për Perëndimin.

Sipas tij, kjo qasje ka ndihmuar në rritjen e ndikimit të Serbisë në Perëndim dhe në Ballkan. Ai e lidhi këtë edhe me situatën politike në Kosovë, e cila, sipas tij, përballet prej kohësh me krizë institucionale, ndërsa vendimi i Hagës e gjen atë në një moment të vështirë politik.

“Politikanët shqiptarë kanë ndikuar që narrativa serbe, qëndrimet, që influenca serbe të shtohet edhe në Perëndim, që Serbia të bëhet gjithmonë e më e rëndësishme për Ballkanin dhe një vend që në ’99-ën ishte i rrënuar nga bombardimet, të ribëhet prapë qendra e Ballkanit, qendra ekonomike dhe diplomatike e Ballkanit. Nuk u bë për shkakun tonë, për shkak të paaftësisë tonë për ta marrë këtë rol, për paaftësinë tonë për t’u bërë një qendër ekonomike e fortë, për paaftësinë tonë për t’u bërë një qendër politike dhe diplomatike e fortë. Dhe në qoftë se ne do vazhdojmë të jemi kështu, sigurisht që Serbia do vazhdojë të përparojë në axhendën e vet. Ne këtë e kemi ndihmuar duke thënë që Serbia mund të jetë partner. Është e njëjta deklaratë që ka bërë Nano, Rama pastaj, në ’97-ën në Kretë me Millosheviçin, që tha: ‘Ky që bëri luftën, do bëjë dhe paqen’. Dhe mendoj që kjo qasje e Ramës, e mazhorancës, por edhe e të gjithë shqiptarëve, ka ndikuar në këtë proces. Sot ky vendim na gjeti të gjithëve në faj. Na kapi në faj të gjithë dhe sot jo vetëm Kurti, sepse u kap në faj, sepse ka dy vjet që e kalon Kosovën pa qeveri, por të gjithë jemi kapur në faj. Të gjithë themi: çfarë kemi bërë ne deri tani”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: UÇK-ja nuk mbrohet duke i shpallur kundërshtarët politikë “spiunë” e “tradhtarë”

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja e Kosovës Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për shmangien e shënjestrimeve të kundërshtarëve politikë si dëshmitarë apo si...
21:38 | 17/09/2026

Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)

Edhe mbrëmjen e së enjtes është zhvilluar një protestë Prishtinë, para godinës së Qeverisë, kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së    Një numër...
21:27 | 17/09/2026

Hamza takon liderët e partive tjera: Diskutuam për bashkëpunim në këtë periudhë të rëndësishme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka takuar ndaras tre liderët e partive parlamentare shqiptare, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, Lumir...
20:58 | 17/09/2026