Në kulturën popullore, dashuria shpesh lidhet me kimi, pasion dhe emocione intensive. Por kërkimet psikologjike sugjerojnë se marrëdhëniet afatgjata mund të mbështeten në diçka më pak dramatike dhe më të qëndrueshme: sigurinë, përgjegjshmërinë dhe dhembshurinë.
Një studim i publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology” shqyrtoi rolin e “compassionate goals”, pra synimit për të mbështetur dhe për t’i bërë mirë partnerit. Studiuesit gjetën se këto qëllime lidhen me perceptimin se problemet e marrëdhënies mund të kapërcehen dhe me rritjen e cilësisë së marrëdhënies.
Kjo lidhet edhe me një tjetër dimension të rëndësishëm: attachment-in e sigurt. Një rishikim sistematik i publikuar në vitin 2026 analizoi 38 studime me 2,736 pjesëmarrës dhe gjeti se përfaqësimet e attachment-it të sigurt lidhen me funksionim më të mirë reflektiv dhe përpunim më të përshtatshëm të emocioneve. Në të kundërt, attachment-i i pasigurt, veçanërisht ai i pazgjidhur, u shoqërua me vështirësi në vetëdijen emocionale dhe në disa procese empatike.
Këto rezultate sugjerojnë se marrëdhënia e mirë nuk është domosdoshmërisht ajo ku dy njerëz nuk konfliktohen kurrë. Përkundrazi, rëndësi ka nëse ata janë në gjendje të kuptojnë emocionet e njëri-tjetrit, të rikthehen pas konfliktit dhe të besojnë se problemet mund të zgjidhen.
Edhe trauma nuk e përjashton këtë mundësi. Literatura mbi traumën dhe marrëdhëniet intime tregon se marrëdhëniet mund të ndikohen negativisht nga trauma, por çiftet mund të zhvillojnë gjithashtu mënyra përshtatëse për ta përballuar atë së bashku.
Në fund, shkenca e marrëdhënieve duket se e zhvendos vëmendjen nga pyetja “Sa fort dashurohemi?” te një pyetje më praktike: “Si sillemi me njëri-tjetrin kur dashuria përballet me stres, frikë dhe konflikt?”