Pagat e magjistratëve, Manja: Ne nuk i kemi ulur kurrë, përballjet në kushtetuese janë vetëm për rritje

Pagat e magjistratëve ka qenë një pikat më të debatuara mbrëmjen e sotme ën sallëne Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij dpeuteti Ulsi Manja, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, deklaroi se se mazhoranca nuk i ka ulur kurrë pagat e magjistratëve, por sipas tij, ‘përplasjet’ në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes së pagave të gjyqtarëve e prokurorëve.
“Nisma të tilla që prekin buxhetin e shtetit kërkojnë mendimin e Këshillit të Ministrave. Ka një pretendim këtu se nisma që do votojmë këtu është tërësisht e ndryshme nga varianti fillestar i depozituar nga nismëtarët. Jo të nderuar kolegë. Kjo që ju bëni këtu se ju qan shpirti për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, është politikë. Është e vërtetë se pas miratimit në vitin 2016 kemi shkuar disa herë në Kushtetuese, por asnjëherë nuk kemi shkuar si një përplasje mes legjislativit e gjyqërorit, por për masën e rritjes së pagave e prokurorëve. Mazhoranca nuk ka bërë ulje të pagave për magjistratët. Pavarësia financiare e sistemit të Drejtësisë është e rëndësishme, por edhe përgjegjësia e menaxhimit të financave publike është shumë e rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë”, tha mes të tjerash Manja.




