web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha për Zvërnecin: Është dhënë leje ndërtimi pa respektuar ligjin

17 Shtator 2026, 22:35, Aktualitet CNA

Berisha për Zvërnecin: Është dhënë leje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për çështjen e projektit në Zvërnec, duke akuzuar qeverinë se ka dhënë leje ndërtimi pa respektuar procedurat ligjore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e habitateve.

I ftuar në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, Berisha tha se çdo projekt ndërtimi në zona të mbrojtura duhet t’i nënshtrohet fillimisht vlerësimit të përshtatshëm mjedisor dhe procedurave përkatëse për habitatet.

Ai akuzoi Ramën se ka paraqitur një projekt me mijëra dhoma dhe elementë të tjerë ndërtimorë, ndërsa sipas tij nuk janë respektuar ligjet shqiptare dhe konventat ndërkombëtare.

Berisha ngriti gjithashtu pretendime për paligjshmërinë e dhënies së lejeve në kushtet kur për projektin ekzistojnë procese gjyqësore.

Po ashtu akuzoi Ramën se ka mohuar ekzistencën e projektit përballë mediave ndërkombëtare, ndërsa sipas tij dokumentet provojnë se leja e ndërtimit është dhënë.

“Pas vlerësimit të përshtatshëm je i detyruar të shkosh te habitatet.

Leja nuk mund të jepet kurrë pa kaluar këto shkallë. Ai gënjen, është i paturp, ai ka dhënë leje ndërtimi. Ka paraqitur 8 mijë dhoma, ka paraqit çdo gjë aty dhe nuk ka respektuar asnjë ligj, as shqiptar dhe as ndërkombëtar.

Ti nuk mund të japësh leje as zhvilillimi as ndërtimi nëse ka proces gjyqsore. Leje jep ku nuk ka proces gjyqësor.

Pasi u kap mat gënjenin mediat e botës që s’ka projekt ka dhënë leje ndërtimi”, tha Berisha.





Lajmet e fundit nga