Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulime të reja për Epstein/ Dy gra pretendojnë se ai kishte fotografi të tyre nudo kur ishin fëmijë

    E harroi biletën në çantë, më pas zbuloi se kishte fituar 1 milion dollarë, gruaja nga Kosova “godet” loton në Kanada

    Djemtë e Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës në Prishtinë: Populli është me UÇK-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zbulime të reja për Epstein/ Dy gra pretendojnë se ai kishte fotografi të tyre nudo kur ishin fëmijë
    Botë

    Zbulime të reja për Epstein/ Dy gra pretendojnë se ai kishte fotografi të tyre nudo kur ishin fëmijë

    September 17, 2026

    Një padi e re është ngritur kundër trashëgimisë së Jeffrey Epstein, me dy gra që pretendojnë se financieri i ndjerë posedonte fotografi që dokumentonin abuzimin e tyre seksual kur ato ishin të mitura.

    Paditëset i kanë kërkuar një gjykate federale në New York të urdhërojë krijimin e një programi për identifikimin dhe njoftimin e të gjithë personave, fotografitë e paligjshme seksuale të të cilëve mund të ndodhen në koleksionin e Epstein. Krahas kësaj, ato kërkojnë edhe dëmshpërblim financiar, raporton “The Guardian”.

    Padia është depozituar këtë javë dhe identitetet e dy grave janë mbajtur anonime në dokumentet gjyqësore. Ato përshkruhen si viktima të krimeve të Epstein, të lidhura me materiale seksuale me fëmijë.

    Çështja është ngritur kundër Darren Indyke, ish-avokatit të Epstein, dhe Richard Kahn, ish-kontabilistit të tij, të cilët janë përfshirë në proces si bashkëekzekutues të testamentit të Epstein. Të dy kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për aktivitetet kriminale të tij.

    Pretendimet e padisë

    Në dokumentet e depozituara në gjykatë pretendohet se, për më shumë se dy dekada, Epstein posedonte, transportonte, prodhonte dhe shpërndante “pornografi me fëmijë dhe materiale që dokumentonin abuzimin seksual të një numri të madh fëmijësh”.

    Epstein vdiq në vitin 2019 në një burg në Manhattan, ndërsa priste gjykimin për akuza federale për trafikim seksual.

    Sipas padisë, fotografitë nudo të paditëses së parë janë siguruar nga Epstein në mënyrë të paligjshme kur ajo ishte rreth 12 vjeçe dhe më pas janë ruajtur e transportuar përtej kufijve shtetërorë.

    Sa i përket paditëses së dytë, dokumentet pretendojnë se, “bazuar në informacionet në dispozicion”, besohet se Epstein kishte siguruar fotografi eksplicite të saj.

    Në padi pretendohet gjithashtu se, që prej viteve ’90, Epstein mbante në një kasafortë në New York një libër me fotografi modelesh, i cili dyshohet se përmbante edhe imazhe seksuale të fëmijëve.

    Sipas paditësve, të paktën që nga vitet 2000, Epstein u kërkonte asistentëve të fotografonin fëmijë të zhveshur, i paguante për këto fotografi dhe më pas i përdorte për kënaqësinë e tij dhe, potencialisht, edhe të personave të tjerë.

    Padia pretendon gjithashtu se autoritetet kishin marrë raportime se Epstein kishte siguruar fotografi të një vajze të identifikuar si “Jane Doe” dhe të një tjetër të mituri, por nuk pati ndjekje penale lidhur me këtë çështje.

    Sipas dokumenteve, shumë prej personave që shfaqen në këto materiale nuk janë identifikuar dhe as nuk janë njoftuar për ekzistencën e tyre përmes programeve zyrtare.

    Avokatet kërkojnë identifikimin e viktimave

    Margaret Mabie, nga firma ligjore Marsh Law, e cila përfaqëson paditëset, tha se në materialet e lidhura me Epstein janë zbuluar seri të shumta fotografish, përfshirë edhe imazhe ku shfaqet një person i identifikuar si Amy.

    “Bazuar në njohuritë tona, asnjë prej viktimave të përmendura në atë raport, dhe as nga materialet e tjera të gjetura te Epstein, nuk është njoftuar ndonjëherë për këtë”, tha Mabie.

    Paditëset thonë se e kanë ngritur çështjen jo vetëm në emër të tyre, por edhe në emër të viktimave të tjera nën moshën 18 vjeç, fotografitë e të cilave mund të kenë qenë në posedim të Epstein.

    Kërkesa përfshin materiale të gjetura në pronat dhe pajisjet e tij, si dhe ato të përmendura në memorandume të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë.

    Hillary Nappi, nga firma AWK Survivor Advocate Attorneys, tha se synimi kryesor i padisë është vendosja e përgjegjësisë dhe identifikimi i viktimave.

    “Po kërkojmë një proces real, të mbikëqyrur nga gjykata, për identifikimin dhe njoftimin e çdo viktime që ndodhet në atë koleksion. Shumë prej tyre as nuk e dinë se fotografitë e tyre ekzistojnë në arkivat e tij. Ato meritojnë ta dinë këtë dhe meritojnë mundësinë për të kërkuar drejtësi”, tha Nappi.

    Ajo shtoi se çështja mund t’u japë mundësi edhe personave të tjerë, fotografitë e të cilëve mund të ndodhen në koleksionin e Epstein, por që ende nuk janë në dijeni të ekzistencës së tyre.

    Epstein fotografi gra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulime të reja për Epstein/ Dy gra pretendojnë se ai kishte fotografi të tyre nudo kur ishin fëmijë

    September 17, 2026

    E harroi biletën në çantë, më pas zbuloi se kishte fituar 1 milion dollarë, gruaja nga Kosova “godet” loton në Kanada

    September 17, 2026

    Djemtë e Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës në Prishtinë: Populli është me UÇK-në

    September 17, 2026

    Videoja e konfliktit në Sarandë/ Si nisi përplasja që përfundoi me tre të plagosur

    September 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.