Mbyllet marshimi i protestës së 110-të/ Protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1

Mbyllet marshimi i protestës së 110-të/ Protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1

22:50, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur marshimi i protestës së 110-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës dhe u ndalën edhe te Komisariati nr. 1.

Edhe pse marshimi është mbyllur, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë pranë ambienteve të komisariatit, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.

“Rama, jepe dorëheqjen!” vijon të jetë një nga thirrjet e protestuesve, të cilët shprehen se nuk do të ndalen.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe qëndrimin e tyre pranë komisariatit.

Marshimi i protestës së 110-të mbyllet, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Komisariati nr. 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco