Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Dokumente nga BIA serbe dhe janë servirur Gjykatës Ndërkombëtare”, Karamuço: Kur ne merreshim me gjëra banale, ata bënin strategji si të njollosnin luftën e UÇK-së

Shkruar nga Newsbomb
"Dokumente nga BIA serbe dhe janë servirur Gjykatës
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Now" me Erla Mëhillin në Euronews Albania, foli në lidhje me dosjen e Gjykatës Speciale dhe prapaskenat e saj.

Karamuço tha se ndërsa në Tiranë dhe Prishtinë u morën me "gjëra banale" të politikës së ditës, Serbia dhe Rusia kanë ndërtuar për vite me radhë një strategji të mirëfilltë për të njollosur luftën e UÇK-së.

"Kur ne merreshim me gjëra banale, politika e ditës, serbët bashkë me rusët bënin strategji të madhe. Dhe shiko ku jemi ne sot. Tani që u zgjuam, jemi shumë vonë. Ata janë në avantazh. Kanë hedhur një njollë të madhe që ne na duhet shumë punë", u shpreh ai.

Sipas tij, një pjesë e madhe e dokumenteve që kanë shkuar në Gjykatën Speciale janë prodhuar dhe servirur nga BIA serbe.

"Ju e dini sa dokumente kanë dalë nga BIA serbe dhe janë servirur Gjykatës Ndërkombëtare. Nuk e dimë sa spiunë janë nxitur, megjithëse kanë qenë pjesë e formacioneve që çonin informacione në Serbi kur bëhej lufta dhe një pjesë e këtij kontingjenti rezultojnë sot si dëshmitarë në Hagë", tha Karamuço.

Ai shtoi se pikërisht ky kontingjent ka shkaktuar dëmin më të madh, duke mbajtur prej vitesh prapa hekurave katër ish-krerët e UÇK-së.

"Mendo se sa konsistentë i kanë qëndruar detyrës që kanë marrë nga BIA serbe dhe sot kanë bërë dëmin e madh që kemi katër çlirimtarë prapa hekurave", përfundoi Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese