Çështja “Becchetti”, Rama në Kuvend: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar

17 Shtator 2026 | 23:52

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Blendi Himçi, për çështjen “Becchetti”, duke sqaruar qëndrimin e tij lidhur me vendimin e arbitrazhit. Rama tha se nuk ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e arbitrazhit, por se Francesco Becchetti, sipas tij, nuk do të marrë asnjë lek nga shteti shqiptar.

Kryeministri kundërshtoi gjithashtu pretendimet e opozites se Becchetti ka marrë 100 milionë euro, duke deklaruar se deri tani “ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar”.

Rama tha se Shqipëria ka ndjekur rrugën ligjore dhe se aktualisht janë në zhvillim disa procese me subjektin në fjalë. Ai pretendoi gjithashtu se ka një proces penal jashtë Shqipërisë.

Kryeministri u ndal edhe te fondet e Albcontrol të mbajtura të ngrira, duke shprehur bindjen se ato do t’i rikthehen Shqipërisë.

“Meqë më doli emri, një saktësim. Nuk kam thënë se nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë se ai subjekti që e fitoi atë çështje do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Pavarësisht se partia juaj tha se ai mori 100 milionë euro, dua t’ju informoj se ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Si shumë të tjerë që, kur kapen pas Shqipërisë padrejtësisht, pastaj, për një arsye ose një tjetër, nuk u shkon mbarë jeta, ai, sot që flasim, së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do të përballet me drejtësinë.

Më herët sesa vonë, të gjitha lekët që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol-it, do t’i kthehen shtetit shqiptar. Koha kur lloj-lloj kriminelësh dhe legenash mund t’i merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur. Ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar, këtë kam thënë unë. Ne kemi ndjekur rrugën ligjore, jemi në disa procese me subjektin në fjalë. Ka edhe proces penal jashtë Republikës së Shqipërisë. Për fatkeqësinë tuaj, që keni shpërndarë atë lajm, ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Të gjitha lekët e mbajtura të ngrira do të kthehen në Shqipëri më herët sesa vonë”, theksoi Rama.

Ndërhyrja dhe replikat e kryeministrit Rama në parlament:

Kryeministri Edi Rama: Meqë më doli emri për një saktësim, juve thatë që unë paskam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë nuk kam thënë nuk e njoh vendimin e arbitrazhit, kam thënë që ai subjekti që e fitoi atë çështje do marri zero lek nga shteti shqiptar.

Dhe pavarësisht se partia juaj u angazhua fuqimisht që t’u thoshte shqiptarëve se ai në ndërkohë mori 100 milionë euro, unë dua t’ju informoj që, jo vetëm deri në momentin që ne po flasim, ai ka marrë zero lek nga shteti shqiptar, por ndërkohë si shumë të tjerë, që kur kapen mbas Shqipërisë padrejtësisht pastaj për një arsye ose një tjetër nuk i shkon mbarë jeta, ai sot që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy arbitrit përkatës do të përballen me drejtësinë i dashur dhe të jesh i sigurt që më herët sesa vonë, të gjitha leket, që të gjitha ato që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ja marrë Albcontrol-it do kthehen në arkën e shtetit shqiptar.

Kështu që, unë nuk kam thënë, nuk e njoh vendimin e arbitrazhit, unë kam thënë që koha kur lloj- lloj kriminelesh dhe lloj-lloj legenësh mund t’ia merrnin Shqipërisë çfarë të donin ka ikur dhe ai do marri zero lek nga shteti shqiptar. Këtë kam thënë unë! 

Zero lek do marri nga shteti shqiptar dhe natyrisht jo me force, por nëpërmjet rrugës ligjore. Ne kemi ndjekur rrugën ligjore, jemi  në disa procese me subjektin në fjalë.

Për subjektin në fjalë, ka jo vetëm procese administrative civile, por dhe proces penal jashtë Republikës së Shqipërisë. Edhe në Republikën e Shqipërisë SPAK ka hapur procesin. Kështu që, për fatkeqësinë tuaj që e keni shpërndarë atë lajm shumë intensivisht dhe e riktheni sa herë afrohet një palë zgjedhje, ai do marrë zero lek nga shteti shqiptar dhe të gjitha leket e mbledhura dhe të mbajtura të ngrira do kthehen në Shqipëri më herët sesa vonë.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Tani më fal të të jap përgjigje për pjesën e parë se për pjesën e dytë do ta jap përgjigjen këtu mbasi t’i dëgjoj të gjithë 

E para nuk thashë jurist të famshëm se unë ju personalisht as nuk ju njoh kush jeni, bile sot, jo realisht nuk e di fare se bile ishim atje në anën tjetër duke parë edhe pyeta thashë kush është ky se mu dukët si një deputet i partisë demokristiane 

Tani ajo që unë thashë, edhe një herë se juve ngulni këmbë në të njëjtën gjë dhe me të njëjtat argumente. Unë e njoh vendimin e arbitrazhit dhe pikërisht pse e njoh e kemi sulmuar në të tjera instanca dhe nëse do ishte siç thoni ju që unë po them nuk e njoh vendimin e arbitrazhit në kaq vite ai vendim do ishte ekzekutuar dhe paratë e shtetit shqiptar do ishin marrë

E vërteta është që ai vendim nuk është ekzekutuar i dashur jurist i panjohur. Sepse ne jemi në disa procese, e kemi kontestuar në rrugët që kemi gjetur dhe deri tani subjekti, jo vetëm nuk ka marrë asnjë kokërr leku dhe nuk ka parë të marrë asnjë kokërr leku, por ka hyrë në një telash shumë të madh me republikën e Shqipërisë sepse nga një kundërshtar në arbitrazh është subjekt i të drejtës penale, qoftë këtu qoftë dhe jashtë.

Kjo është e vërteta për këtë pjesë. Dhe paratë e bllokuara të Albcontrol janë në një fond të ngrirë dhe do të preken vetëm kur të mbarojë sqarimi i çështjes. Dhe në ndërkohë, po ju përsëris që vetë SPAK ka hyrë aktivisht në këtë çështje, pikërisht sepse ne qysh në krye të herës kemi qenë shumë të  qartë dhe unë ua kam thënë qysh në krye të herës që mos e tallni dhe mos e merrni për budalla popullin shqiptar,  duke i treguar se ikën 100 milionë, ikën 450 milionë, ikën 45 milionë, ikën 70 milionë sepse po qe puna për llogari, siç i bën ky popull, nuk i bën njeri dhe prandaj aq mirë e llogarit dhe sa vleni ju saqë në çdo zgjedhje ja u ul çmimin dhe ia u ka bërë si rroba të gabit.

Kështu jeni bërë ju në politikën shqiptare, rroba të gabit ose siç thoshte fort e nderuara Jozefin zhele të gabit!

***

Kryeministri Rama: Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument.

Ndërkohë që unë jam këtu prezent me zërin tim, unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë zero lek, nuk thashë, sepse nuk ka ndodhur, se po të ndodhte kjo, do të ishte në librat e llogarive të shtetit shqiptar, që ai ka marrë dhe do t’ia marrim mbrapsht. Unë thashë që ai ka marrë zero lek.

Fondi është një fond i ngrirë deri në fund të procesit, pikërisht sepse ndryshe nga çfarë mendoi ai, që u kthye në heroi i këtyre këtu, që nuk lënë plehrë pa e kthyer në hero për të sulmuar më çdo kush dhe me çdo kusht dhe me çmimin e përbaltjes së Shqipërisë, palën tonë, ndërkohë që sot, pikërisht çështja e arbitrazhit nuk u mbyll ashtu sikundër ëndërronte ai subjekt, ne jemi në disa procese dhe zero lek janë marrë, zero lek do të merren.

Kjo është e vërteta.

Për sa i përket pastaj 34 milionë e 450 milionë, e 70 milionë e 80 milionë, kjo është një përpjekje shumë e vjetër që ka po të njëjtin rezultat.

Rrokanisje pafund tokës së shqiptarëve dhe në fund ballit nga shqiptarët, sa vijnë zgjedhjet, dhe përsëri shqiptarët ballit, sa vijnë zgjedhjet, do t’ua japim për të gjitha këto që bëni, sepse sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët çdo palë zgjedhje. Kjo është e vërteta.

Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do të flas, patjetër që do të flas dhe do të flas kur të dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Por do të flas, këtu jam për të folur.

Por po dëgjoj një herë të gjitha mendjet e ndritura të mendimit juridik të parlamentit, pastaj do të them dhe unë ato që mendoj si një piktor i rëndomtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë

Kryeministri Edi Rama ndërhyri në Kuvend gjatë debatit për projektligjin që ndryshon formulën e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pak përpara votimit. Rama deklaroi se...
01:05 | 18/09/2026

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli pas aktgjykimit në Hagë: Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka mbështetur protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj...
23:36 | 17/09/2026

Karamuço: Spiunë të BIA-s serbe janë bërë dëshmitarë në Hagë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë...
22:29 | 17/09/2026