Kuvendi miratoi me 84 vota pro projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Kryeministri Edi Rama votoi pro, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, mungoi gjatë votimit. 24 deputetë të PD votuan kundër, ndërsa Bujar Leskaj abstenoi.
Formula e miratuar nuk përmbush kërkesën e magjistratëve për një rritje prej rreth 80 mijë lekësh, e miratuar edhe nga KLGJ dhe KLP. Qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, të cilat do të shlyhen me këste brenda dy viteve.
Lajmi kryesor:
Pagat e magjistratëve/ PS miraton rritjen sa 2% e pagës së Presidentit, Begaj e dekreton! Rama: Ligj i ri për piramidën e pagave! PD: Puç kushtetues (VIDEO)






