Rama zhvillon mbledhje me socialistët, nesër udhëton drejt SHBA-ve
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një mbled...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një mbled...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë një votimi në orët e vona të së enjtes projektligjin për pagat e magjistratëve.
Më konkretisht, seanca miratoi me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputetëve socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli.


Diskutimet për këtë projektligj u shoqëruan me ndërhyrje të shumta në seancë nga mazhoranca dhe opozita.
Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 01:50 të së premtes, gjatë së cilës u zhvilluan edhe tri interpelanca me ministrat, ndërsa u shqyrtuan dhe miratuan edhe disa projektligje të rëndësishme:
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”, me 102, vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligjin “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Europës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës” me 107 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim;
Projektligji “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”, me 107 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disenjot” u miratua me 102 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 492, datë 17.9.2026, për shkarkimin e zotit Ervin Demo nga detyra e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 493, datë 17.9.2026, për shkarkimin e zotit Besfort Lamallari nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 494, datë 17.9.2026, për emërimin e zotit Ervin Demo ministër të Punëve të Brendshme”, me 83 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, 'Për caktimin e Kryesisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit'” me 82 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, 'Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit'” me 80 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, 'Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit'”, u miratua me 81 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
Seanca vendosi që projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, si dhe projekligjin 'Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike'” i caktuar në rendin e ditës të shqyrtohet në seancën e radhës./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Opinio...
I ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, kreu i P...
Dënimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së është komentuar gje...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...
Ish-deputeti Edmond Spaho komentoi sot debatet e prodhuara...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e...
Dy interpelanca të përfshira në rendin e ditës së seancës ...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh sot m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati ...
Policia e Tiranës njofton se si rezultat i kontrolleve të ...
Prej katër ditësh me radhë, shqiptari Alket Rizai vijon të...
Raportohet se 25 persona janë shoqëruar në ambientet e kom...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...