Parlamenti voton me 84 vota pro projektligjin e PS për pagat e magjistratëve, PD kundër
Parlamenti miratoi pas mesnate me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashiko...
Parlamenti miratoi pas mesnate me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashiko...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakt...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës në pronësi të shtetit shqiptar, por një pjesë e k...
“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra të ...
Dashi Do i kushtoni me shume rëndësi se kurrë me pare sot jetës suaj ne çift dhe gjerat do ecin mjaft mire mes jush. Atmosfera do ...
Dalin pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë, mes të rinjve. Siç shihet nga video, të rinjtë përplasen mes tyre me grushte ...
Ky është vendi ku tre të rinj humbën jetën në aksidentin rrugor në rrugën Poseidonos në Greqi, ndër...
Ku ndodhet Bab el-Mandeb? Ngushtica e Bab el-Mandeb ndodhet midis Jemenit, në Gadishullin Arabik, dhe brigjeve afrikane të Xhibutit dhe Eritresë...
Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria. Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1. Pasi në këtë komisariat mb...
Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të rrezikshme, e cila e kishte qendrën në Katalonja. Gjatë kë...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pas mesnate në Parlament përpara se të miratohej projektligji i Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve, deklaroi se kanë nisur punën për të hartuar një ligj të ri për ribalancimin e piramidës së pagave.
Kryeministri theksoi se duhet që të marrë njëherë e mirë fund historia se sa herë rritet një pagë në republikë, duhet të rritet edhe në sistemin e drejtësisë.
“Këtu është nevoja për të bërë një ligj të ri, për t’i dhënë fund kësaj historie, e cila e ka zanafillën e vet në atë moment kur, në bërjen e reformës, nuk u përcaktua koha se kur piramida do të balancohej. Nuk u tha qartë dhe nuk u tha troç që ju do të merrni këtë tani nga taksat e shqiptarëve, shumë më tepër se gjithë të tjerët, sepse reforma kërkon nga ju që të bëni një sforco, por ama kjo nuk do të jetë një rritje permanente.
Sa herë të rriten të tjerët, do të rriteni edhe ju, sepse i bie pastaj, siç e thashë në fillim, do të krijonim shtetin e parë në botë. Dhe unë i sfidoj të gjithë të më sjellin, të paktën në 2 mijë vjetët e fundit, një sistem ku gjykatësit kanë qenë mbi të gjithë në aspektin e taksave. Nuk ndodh. Është nonsens”, tha Rama.
Rama bëri të ditur se për ligjin e ri kanë nisur kontaktet me Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian për Eficiencën e Drejtësisë.
“Ne kemi filluar kontaktet me Këshillin e Europës, me Komisionin Europian për Eficiencën e Drejtësisë. Dhe unë i kam pritur të gjithë këta që i kishit ju në komisionin përkatës, sepse kërkuan takim dhe ne e organizuam takimin.
E organizuam takimin sipas dëshirës dhe kushteve të tyre, në kuptimin për t’u dhënë të gjithë mundësinë që të flasin, të flasim dhe për t’u thënë që këtu ka një problem, të cilin do ta adresojmë së bashku. Ne nuk mund të shkojmë në një konflikt pushtetesh dhe ne jemi të gatshëm, jo të gatshëm, por jemi tërësisht të angazhuar që të bëjmë një ligj të ri.
Ka një sërë mënyrash për ta bërë, por kjo historia që sa herë rritet një pagë në Republikë, duhet rritur një pagë atje, duhet të marrë fund. Kjo është absurde. Për të respektuar vendimin e GJK, patjetër. Por ama kurrë një GJK nuk i thotë dot një ligjvënësi çoje t’i dorën kështu se e vendosa unë.”, tha Rama.
Parlamenti miratoi pas mesnate me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashiko...
Kreu i PD Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e U&C...
“Gjëja shqiptare në rajon është kthyer në plaçkë tregu për fuqitë e mëdha siç ka qenë n&eu...
Seanca plenare e Kuvendit vijon prej orës 10:00 të paradites, në një diskutim maratonë ku në rendin e ditës është e...
Analisti Andi Bushati ka komentuar ashpër procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë...
Pas disa vitesh jashtë Shteteve të Bashkuara, Sali Berisha ka rrëfyer në “Opinion” përpjekjet që, sipas tij, çu...
Në nisje të emisionit të sotëm të “Opinion”, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te çështja më e diskutuar e...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kundërshtoi në Kuvend projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, du...
Dëgjesa e radhës publike në kuadër të reformës administrative për Komisionin e Këshillit Bashkiak Divjakë ësht...
Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria. Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1. Pasi në këtë komisariat mb...