• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE kërkon kufizime më të rrepta moshe për rrjetet sociale

08:19 : 18/09/2026
në BOTA

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t’i mbrojë fëmijët nga rreziqet që lidhen me disa platforma të mediave sociale. Nisma synon të ndalojë aksesin në platforma si Facebook, TikTok dhe Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç.

“Ajo për të cilën tashmë kemi konsensus është se duhet të ketë një moshë minimale kur fëmijët mund t’u bashkohen mediave sociale”, tha von der Leyen, duke kërkuar “kufizime të përshtatshme për moshën”.

Masa vjen pas propozimeve të ngjashme të paraqitura në Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Turqi dhe në disa vende evropiane, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin që mediat sociale mund të kenë në shëndetin mendor të fëmijëve.

“Sot, fëmijët tanë po ndërveprojnë me disa nga teknologjitë më të sofistikuara që janë krijuar ndonjëherë, dhe ato nuk janë projektuar duke pasur në qendër mirëqenien dhe zhvillimin e tyre”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp.

Reforma e propozuar për Ligjin Evropian për Mbrojtjen e Fëmijëve “do të vendosë kufij të qartë në botën digjitale, ashtu siç bëjmë çdo ditë në botën reale”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

Carney në Parlamentin Evropian: Kanadaja gati të bëhet anëtare e asociuar e BE-së

Lufta tregtare, BE-ja i kërkon Kinës të kufizojë eksportet e makinave hibride

A bien ligjet evropiane në kundërshtim me njëri-tjetrin?

Organizata jofitimprurëse CCIA Europe, e cila përfaqëson kompani të mëdha teknologjike në Evropë, ndër të cilat edhe Google dhe Meta, paralajmëroi për rreziqe të mundshme ndaj privatësisë që mund të lindin nga ky propozim dhe vuri në dukje se ai mund të bierë në kundërshtim me kërkesat e ligjeve të tjera të Bashkimit Evropian.

“Mbledhja në një shkallë të tillë e të dhënave për moshën, dokumenteve të identitetit dhe informacioneve lidhur me fëmijët dhe prindërit ose kujdestarët e tyre do të krijonte pa dyshim një objektiv tërheqës për kriminelët kibernetikë”, tha drejtori i CCIA Europe, Daniel Friedlaender.

“Ligji për Fëmijët krijon mbivendosje ligjore dhe dublikim të rregulloreve, gjë që në fund dobëson mbrojtjen e fëmijëve dhe të konsumatorëve”, shtoi ai.

Më shumë kontroll nga prindërit dhe rregulla më të rrepta

Propozimi i Ursula von der Leyen do t’u japë prindërve më shumë kontroll mbi llogaritë e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç. Nisma do të diskutohet gjatë muajve të ardhshëm nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian, përpara se të mund të shndërrohet në ligj.

Llogaritë në rrjetet sociale, shërbimet e videove, videolojërat online dhe chatbot-et të destinuara për përdorues nën moshën 18 vjeç do t’u nënshtrohen një sërë rregullash më të rrepta.

Këto përfshijnëndalimin e funksioneve që konsiderohen krijuese të varësisë, si lëvizja e pafundme e përmbajtjes (infinite scrolling) dhe fillimi automatik i videove (autoplay). Propozimi gjithashtu synon të kufizojë rekomandimet e drejtuara nga algoritmet, profilizimin e personalizuar, mekanizmat e angazhimit të bazuar në shpërblime dhe kontaktet e padëshiruara nga persona të panjohur.

Një tjetër kërkesë e Parlamentit Evropian është që platformat të detyrohen të zbatojnë dizajne dhe algoritme të sigurta për fëmijët, si edhe të ofrojnë mjete të thjeshta për kontrollin prindëror.

Përveç kësaj, kompanitë e mëdha të teknologjisë do të duhet të forcojnë sistemet e verifikimit të moshës për këdo që dëshiron të hapë një llogari. Kompanitë që nuk respektojnë këto rregulla mund të përballen me gjoba deri në 6% të të ardhurave të tyre vjetore globale. Ato gjithashtu do të detyrohen të investojnë më shumë burime në mbikëqyrjen dhe moderimin e përmbajtjeve. /DW

Etiketa: BErrjete sociale

Lajme të lidhura

BOTA

Carney në Parlamentin Evropian: Kanadaja gati të bëhet anëtare e asociuar e BE-së

15:17 : 17/09/2026
BOTA

Lufta tregtare, BE-ja i kërkon Kinës të kufizojë eksportet e makinave hibride

10:05 : 17/09/2026
BOTA

BE propozon mekanizëm emergjent për fluksin e emigrantëve

14:50 : 16/09/2026
BOTA

Bashkimi Europian fton Kanadanë për t’u bërë vendi i parë “anëtar i asociuar”

14:10 : 16/09/2026
AKTUALITET

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike

10:21 : 16/09/2026
AKTUALITET

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

08:19 : 16/09/2026

TË GJITHA

BE kërkon kufizime më të rrepta moshe për rrjetet sociale

08:19 : 18/09/2026

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 18/09/2026

Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

08:08 : 18/09/2026

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, në disa zona priten reshje të dobëta shiu

08:05 : 18/09/2026

Horoskopi për ditën e premte, 18 Shtator 2026

23:00 : 17/09/2026

Mbyllet protesta e 110-të kundër Ramës në Tiranë

22:56 : 17/09/2026

Përleshje me grushte e thika/ Del VIDEO e sherrit me 3 të plagosur në Sarandë

22:47 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com