Mazhoranca paralajmëron ligj të ri për piramidën e pagave të magjistratëve
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar propozimin e një li...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar propozimin e një li...

Seanca plenare e së entjes, që zgjati deri në orët e vona, u shoqërua edhe me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Një prej tyre ishte ajo mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Demokrati, që nisi këtë diskutim me Ramën, e cilësoi këtë të fundit si kryeministër karton dhe i cilësoi si të turpshme disa deklarata të kryeministrit për ndikim e arbitrazhit në buxhetin e shtetit.
Në përgjigje ndaj Bardhit, kryeministri u shpreh me ironi se e zgjedh vetë mënyrën se si i ndan qasjet e tij mbi çështje të caktuara dhe se nuk pyet mendjet “e ndritura” të opozitës.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Mendova që edhe sot do të ishe thjesht kryeministër karton, por mirë që e more tre minuta fjalën që të justifikosh që nuk të ka kthyer Taulanti thjesht në karton që vjen në Kuvend sa herë u duhet vota këtyre. Së dyti, subjekti në fjalë ka zero interes për ne si opozitë. Ajo që ti këtu deklaron përpara shqiptarëve dhe Kuvendit ka shumë rëndësi. Fillimisht the që s’ka vendim arbitrazhi. Doli që kishte vendim arbitrazhi. Fillimisht the që subjekti në fjalë ka marrë zero lekë nga buxheti i shtetit. Pas 30 sekondash, ‘ato që i ka marrë nga Albcontrol-i’, a thua se ato nuk janë të shqiptarëve dhe të buxhetit të shtetit, ‘do t’i kthejë kokërr më kokërr’. Pra, do të thotë që kthehet një gjë që është marrë, se në qoftë se nuk është marrë, nuk ka çfarë kthen.
Por do bëje mirë që t’i përgjigjeshe akuzës së kolegut, jo për këtë çështje, se këtë çështje ke 10 vjet që na thua ‘do t’i ndodhë një gjë atij, se ai po hetohet’. E kemi dëgjuar këtë përrallë dhjetëra herë këtu në seancë plenare. Sot mendova që do merrje fjalën dhe do na shpjegoje pse po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pse ke futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Mendova se do të na shpjegoje pse i ke dhënë Roni Yeffet 34 milionë euro dhe thua ‘nuk kam lekë për t’u paguar pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve’. Mendova se kishe ardhur të shpjegoje këtë.
Po për t’u marrë me subjektin në fjalë, ke nja 14 vite deri tani. S’ia ke dalë, për fatin e keq të Shqipërisë, se ato lekë nuk janë të tuat, edhe pse veprimet janë të papërgjegjshme, të tuat personale dhe të rrethit tënd të ngushtë, siç thotë vendimi i arbitrazhit. Por ato lekë janë të shqiptarëve dhe unë ndiej keqardhje që ai zotëria, për papërgjegjshmëri të qeverisë që ti drejton, u merr paratë qytetarëve të varfër shqiptarë, në vend që t’i çojmë për rritje pensionesh e për rritje rrogash për qytetarët shqiptarë e për ndihmë më të lartë ekonomike për familjet e varfra dhe që s’kanë bukë të hanë çdo ditë.
Por se çfarë marrëdhënie ke ti me të, herë miqësi, herë pastaj ta prishi, herë do ta fusësh në burg, herë e kërkon drejtësia, për momentin ai ka marrë lekët e shqiptarëve për shkak të papërgjegjshmërisë tënde, e përsëris, i ka futur në xhep. Do të kthehen? S’dimë a do të kthehen apo jo, se nga ‘s’ka marrë’ te ‘do kthehen’ është një hapësirë shumë e madhe. Por, meqë ke ardhur në seancë, përgjigju pse shkel në mënyrë të vazhdueshme vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë? Për këtë do të duhet t’i jepni llogari Parlamentit.
Edi Rama: Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument. Ndërkohë që unë jam këtu prezent me zërin tim, e dëgjuan të gjithë, unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë zero lekë. Nuk thashë, sepse nuk ka ndodhur, se po të ndodhte kjo do ishte në librat e llogarive të shtetit shqiptar, që ai ka marrë dhe do t’ia marrim mbrapsht. Unë thashë që ai ka marrë zero lekë. Fondi është një fond i ngrirë deri në fund të procesit.
Pikërisht sepse, ndryshe nga çfarë mendoi ai që u kthye në heroin e këtyre këtu, që nuk lënë pleh pa e kthyer në hero për të sulmuar me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe me çmimin e përbaltjes së Shqipërisë, palën tonë. Ndërkohë që sot, pikërisht pse çështja e arbitrazhit nuk u mbyll ashtu sikundër ëndërronte ai subjekt, ne jemi në disa procese dhe zero lekë ka marrë, zero lekë do të merren. Kjo është e vërteta.
Për sa u përket pastaj 34 milionëve e 450 milionëve, e 70 milionëve, e 80 milionëve, kjo është një përpjekje shumë e vjetër që ka po të njëjtin rezultat: rrokanisje pa fund kokës së shqiptarëve dhe, në fund, ballit nga shqiptarët sa vijnë zgjedhjet. Dhe përsëri shqiptarët ballit, sa vijnë zgjedhjet, do t’ju japin për të gjitha këto që bëni. Sepse sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Kjo është e vërteta.
Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do të flas, patjetër që do të flas, dhe do të flas kur dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Po do të flas, këtu jam për të folur. Po dëgjoj njëherë të gjitha mendjet "e ndritura" të mendimit juridik të Parlamentit dhe pastaj do të them dhe unë ato që mendoj si një piktor "i rëndomtë"./CNA
Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me ...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë një votimi në orët e vo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Opinio...
I ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, kreu i P...
Dënimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së është komentuar gje...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...
Ish-deputeti Edmond Spaho komentoi sot debatet e prodhuara...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e...
Dy interpelanca të përfshira në rendin e ditës së seancës ...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet në Koplik një lokal i përshtatur për lojëra fati ...
Policia e Tiranës njofton se si rezultat i kontrolleve të ...
Prej katër ditësh me radhë, shqiptari Alket Rizai vijon të...
Raportohet se 25 persona janë shoqëruar në ambientet e kom...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...
Grupi i Bankës Botërore mobilizoi gjatë vitit fiskal 2026 ...