110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se veprimet e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj zyrtarëve të Financave dhe Thesarit tregojnë nevojën për të përcaktuar qartë kufijtë mes pushteteve.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo mund t’i diktojë Kuvendit se si të votojë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se veprimet e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj zyrtarëve të Financave dhe Thesarit tregojnë nevojën për të përcaktuar qartë kufijtë mes pushteteve.
Duke folur për përplasjet lidhur me pagat e magjistratëve, Rama tha se Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë kufijtë kushtetues të veprimit të Kuvendit, por vendimmarrja politike mbetet përgjegjësi e ligjvënësve. Më tej, ai shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar rritje pagash, duke shtuar se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.
Në fund, ai tha se Kuvendi ka përgjegjësi që ta forcojë dinamikën e ndarjes së pushteteve, por ka edhe përgjegjësinë që të tregoj se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri. Lideri i qeverisë, theksoi se Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura, ku ata janë reciprokisht të pavarura dhe të ndërthurura.
Edi Rama: Ne nuk vëmë në diskutim që do të respektojmë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ne e kuptojmë dhe Gjykata Kushtetuese këtë diskrecion ia lë Kuvendit. Madje, Gjykata Kushtetuese përcakton edhe kornizën e mundësive që janë në dispozicion në këtë pikë. Por unë mendoj që Kuvendi i tëri do t’i japë Gjykatës një mesazh shumë të qartë: me këtë rast, detyra juaj është që të mos lejoni që ne ta ngremë dorën gabim, por detyra jonë është t’ju themi që ju nuk na e thoni dot kurrë se si ne ta ngremë dorën. Nëse këto të dyja ngatërrohen, ne kemi një problem shumë të madh, i cili nesër mund të bëhet shumë më i madh. Dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj sfide, asnjë lloj lufte të asnjë natyre me sistemin e drejtësisë, asnjë lloj presioni, absolutisht asgjë të tillë.
Se po ju kujtoj edhe diçka tjetër, nëse i shkojmë fillit të logjikës së atyre që e paraqitën këtë si një tentativë për presion, Prokuroria e Posaçme nuk ka kërkuar rritje pagash. SPAK nuk ka kërkuar rritje pagash, as ka çuar listëpagesën përveçse sipas formulës së vjetër. Kështu që kjo bie si logjikë, edhe sikur po e marr për një moment të mirëqenë, që s’është. Këtu është një çështje shtetbërjeje europiane.
Ne kemi hyrë në një fazë të re. Ne qartësisht e kemi një pushtet të ri të pavarur në këtë qytet dhe pikërisht pse është një pushtet i ri i pavarur, po shohim gjëra që janë të paimagjinueshme në një demokraci të konsoliduar: me hetues që shkojnë në Ministrinë e Financave, me prokurorë që shkojnë në dyert e Thesarit, me gjykatës që kërcënojnë zyrtarët e Thesarit. Pra, jemi në kushtet e një trupe e cila po shijon pavarësinë e vet. Këtë duam ne? Këtë duam? Këtë doni ju? Unë nuk besoj se këtë duam ne.
Unë besoj që ne kemi përgjegjësi që ta forcojmë këtë dinamikë të ndarjes së pushteteve, por kemi njëkohësisht përgjegjësi që të tregojmë se ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri pushtet. Kushtetuta nuk flet për dy autoritete dhe një pushtet të pavarur. Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura. Janë reciprokisht të pavarura dhe reciprokisht të ndërthurura./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi, pava...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, ndërsa foli për...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar krizën me pagat e magjistratëve, ndërsa foli edhe për një ...
Pamje TIRANA- Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 84 vota pro projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, Ky projektligj paras...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e ar...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e...
Klestor Veseli, Endrit Thaçi PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popul...
Ulsi Manja TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, deklaroi në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëherë hapa p...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cil&...
Richard Grenell TIRANË- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka deklar...