Pas daljes në pension nga “Fiks Fare”, Jul Deda sulmon me një faqe instagrami kolegët e Top Channel, TV Klan dhe Syri TV, kumarxhiu nën hetim nga Krimi Kibernetik

Kryesore

Publikuar: 10/09/2026

Pas daljes në pension nga “Fiks Fare”, Jul Deda sulmon me një faqe instagrami kolegët e Top Channel, TV Klan dhe Syri TV, kumarxhiu nën hetim nga Krimi Kibernetik

Largimi i Julian Dedës nga “Fiks Fare” duket se nuk është mbyllur në qetësi. Pas përfundimit të bashkëpunimit me emisionin investigativ, aktori Deda ka hapur një llogari në Instagram me emrin “ON/OFF TV”, dhe ka nisur të sulmojë kolegët e tij.

Prapaskena mëson se Jul Deda është nën hetim nga Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit, për akuzat e fyerjes dhe shantazhit ndaj kolegëve të tij.

Ai ka përdorur adresën e tij personale të emailit [email protected] për të hapur llogarin në këtë faqe instagrami dhe me pas të nxjerr postime denigruese ndaj kolegëve te tij.

Largimi dhe dalja në pension i Jul Dedës nuk lidhet vetëm me riformatimin e emisionit. Sipas informacioneve, Deda është larguar edhe për shkak të veseve të bixhozit, por edhe për arsye të tjera më të rënda, për të cilat do flasim në vijim.

Faqja e instagramit “ON/OFF TV”, e Jul Dedës, ka nisur prej disa javëve një seri sulmesh kundër Top Channel. Në postime flitet për paga të ulëta, ironizohen moderatorë dhe gazetarë, ndërsa nuk mungojnë sulmet personale ndaj figurave të ekranit.

Objektivi më i fundit ishte moderatori Edi Manushi, i cili u etiketua nga faqja si “Epsteini shqiptar”.

Në shënjestër nuk është vendosur vetëm Top Channel. Postimet e faqes kanë sulmuar edhe Frangajn e TV Klan, ku dikur Jul Deda ishte pjesë e këtij televizioni.

Kulmi arrin kur sulmon e Syri TV të Shkëlzen Berishës, ku aktori jo vetëm ishte mik personal i Zenit, por për një farë kohe merrte rroge aty dhe nuk bënte asnjë punë pasi mori vetëm 157 vota në primaret e PD për kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

Njësoj si bixhozi, ku vesi del me shpirtin, edhe kjo sëmundje e aktorit Julian Deda, duket nuk ka shërim.

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581 Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581 Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581 Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/prapaskena/public_html/wp-includes/functions.php on line 5581