110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Bardhi kundërshtoi deklaratën e Ramës se biznesmeni nuk ka marrë para nga shteti shqiptar dhe i kërkoi llogari edhe për pagat e magjistratëve.
TIRANA- Një përplasje ka ndodhur gjatës seancë plenare në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Kjo përplasje erdhi për arbitrazhin me Francesco Becchettin.
Bardhi kundërshtoi deklaratën e Ramës se biznesmeni nuk ka marrë para nga shteti shqiptar dhe i kërkoi llogari edhe për pagat e magjistratëve. Ai shtoi se kryeministri po shkel vazhdimisht vendimet e Kushtetueses dhe për këtë duhet t’i jap një përgjigje popullit shqiptar.
Në lidhje me këtë, kryeministri deklaroi se Becchetti ka marrë zero lekë nga shteti dhe iu përgjigj Bardhit me ironi. Kjo duke thënë se opozita do ta marrë “ballit” nga shqiptarët në zgjedhje.
Gazment Bardhi: Mendova që edhe sot do ishe thjesht kryeministër karton, por mirë që e more tre minuta fjalën që të justifikosh që nuk të ka kthyer Taulanti thjesht në karton që vjen në Kuvend sa herë i duhet vota këtyre. Së dyti, subjekti në fjalë ka zero interes për ne si opozitë. Ajo që ti këtu deklaron përpara shqiptarëve dhe Kuvendit ka shumë rëndësi. Fillimisht the që s’ka vendim arbitrazhi. Doli që kishte vendim arbitrazhi. Fillimisht the që subjekti në fjalë ka marrë zero lekë nga buxheti i shtetit. Pas 30 sekondash, ‘ato që i ka marrë nga Albcontrol-i’, a thua se ato nuk janë të shqiptarëve dhe të buxhetit të shtetit, ‘do t’i kthejë kokërr më kokërr’. Pra, do të thotë që kthehet një gjë që është marrë, se në qoftë se nuk është marrë, nuk ka çfarë kthen.
Por do bëje mirë që t’i përgjigjeshe akuzës së kolegut, jo për këtë çështje, se këtë çështje ke 10 vjet që na thua ‘do t’i ndodhë një gjë atij, se ai po hetohet’. E kemi dëgjuar këtë përrallë dhjetëra herë këtu në seancë plenare. Sot mendova që do merrje fjalën dhe do na shpjegoje pse po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pse ke futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Mendova se do na shpjegoje pse i ke dhënë Roni Yeffet 34 milionë euro dhe thua ‘nuk kam lekë për t’i paguar pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve’. Mendova se kishe ardhur të shpjegoje këtë.
Po për t’u marrë me subjektin në fjalë, ke nja 14 vite deri tani. S’ia ke dalë, për fatin e keq të Shqipërisë, se ato lekë nuk janë të tuat, edhe pse veprimet janë të papërgjegjshme, të tuat personale dhe të rrethit tënd të ngushtë, siç thotë vendimi i arbitrazhit. Por ato lekë janë të shqiptarëve dhe unë ndiej keqardhje që ai zotëria, për papërgjegjshmëri të qeverisë që ti drejton, i merr paratë qytetarëve të varfër shqiptarë, në vend që t’i çojmë për rritje pensionesh e për rritje rrogash për qytetarët shqiptarë e për ndihmë më të lartë ekonomike për familjet e varfra dhe që s’kanë bukë të hanë çdo ditë.
Por se çfarë marrëdhënie ke ti me të, herë miqësi, herë pastaj ta prishi, herë do ta fusësh në burg, herë e kërkon drejtësia, për momentin ai ka marrë lekët e shqiptarëve për shkak të papërgjegjshmërisë tënde, e përsëris, i ka futur në xhep. Do kthehen? S’dimë a do kthehen apo jo, se nga ‘s’ka marrë’ te ‘do kthehen’ është një hapësirë shumë e madhe. Por, meqë ke ardhur në seancë, përgjigju pse shkel në mënyrë të vazhdueshme vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë? Për këtë do duhet t’i jepni llogari Parlamentit.
Edi Rama: Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument. Ndërkohë që unë jam këtu prezent me zërin tim, e dëgjuan të gjithë, unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë zero lekë. Nuk thashë, sepse nuk ka ndodhur, se po të ndodhte kjo do ishte në librat e llogarive të shtetit shqiptar, që ai ka marrë dhe do t’ia marrim mbrapsht. Unë thashë që ai ka marrë zero lekë. Fondi është një fond i ngrirë deri në fund të procesit.
Pikërisht sepse, ndryshe nga çfarë mendoi ai që u kthye në heroin e këtyre këtu, që nuk lënë pleh pa e kthyer në hero për të sulmuar me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe me çmimin e përbaltjes së Shqipërisë, palën tonë. Ndërkohë që sot, pikërisht pse çështja e arbitrazhit nuk u mbyll ashtu sikundër ëndërronte ai subjekt, ne jemi në disa procese dhe zero lekë ka marrë, zero lekë do të merren. Kjo është e vërteta.
Për sa u përket pastaj 34 milionëve e 450 milionëve, e 70 milionëve, e 80 milionëve, kjo është një përpjekje shumë e vjetër që ka po të njëjtin rezultat: rrokanisje pa fund kokës së shqiptarëve dhe, në fund, ballit nga shqiptarët sa vijnë zgjedhjet. Dhe përsëri shqiptarët ballit, sa vijnë zgjedhjet, do t’ju japin për të gjitha këto që bëni. Sepse sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Kjo është e vërteta.
Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do flas, patjetër që do flas, dhe do flas kur dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Po do flas, këtu jam për të folur. Po dëgjoj njëherë të gjitha mendjet e ndritura të mendimit juridik të Parlamentit dhe pastaj do them dhe unë ato që mendoj si një piktor i rëndomtë./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Seanca plenaret e zhvilluar deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me tensione dhe përpl...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka rritur në mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave t&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi, pava...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, ndërsa foli për...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar krizën me pagat e magjistratëve, ndërsa foli edhe për një ...
Pamje TIRANA- Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 84 vota pro projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, Ky projektligj paras...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pavarësisht se ka fituar çështjen e ar...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e...
Klestor Veseli, Endrit Thaçi PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popul...