Aksidenti me 3 viktima në Athinë, dyshohet se po bënin garë me makinë

18 Shtator 2026 | 09:03

Udhëtimi i pesë të rinjve në Athinë i kthye në tragjedi pas një aksidenti të rëndë që u mori jetën 3 prej tyre. Aksidenti mësohet se u regjistrua rreth orës 02:00 të së enjtes, pasi automjeti i tyre u përplas me murin rrethues të një hoteli.

Përplasja e fortë solli dëmtimin e rëndë të tyre e cila rezultoi me vdekjene e tre të rinjvë shqiptarë. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë e tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Mediat greke theksojnë se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia e lartë duke bërë gara ku më pas shoferi ka humbur kontrollin e mjetit e duke u përplasur me murin.

Një banor përshkroi momentet dramatike që pasuan përplasjen e dhunshme.

“Rreth orës 02:00 dëgjuam një zhurmë shurdhuese. Dola në ballkon dhe kishte vetëm tym, pluhur. Në një moment motori i makinës po merrte flakë. Ishte shkëputur nga automjeti”, tha ai.

Banori shtoi se pak më vonë pa makinën dhe dy persona të shtrirë në rrugë. Përplasja ishte aq e fortë sa disa nga personat që ndodheshin në mjet u hodhën në rrugë. Për këtë arsye, oficerët e Policisë Rrugore ndaluan përkohësisht trafikun në mënyrë që ekipet e shpëtimit të EKAB të përpiqeshin të nxirrnin të lënduarit.

Fillimisht, informacioni fliste për pesë persona të plagosur rëndë. Megjithatë, pas transferimit të tyre në Spitalin Asklepieion në Voula, u përcaktua se tre nga pasagjerët kishin humbur jetën. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një person tjetër.

Dy të mbijetuarit janë 18 vjeç. Njëri prej tyre i ka shpëtuar rrezikut për jetën, ndërsa të dy janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vëllai i Princeshës së Uellsit: Mbreti Charles dukej sikur kishte fituar lotarinë pas vdekjes së Dianës

Vëllai i Princeshës së Uellsit, Earl Spencer ka pohuar se Mbreti Charles “dukej shumë i gëzuar” kur e telefonoi pas vdekjes së saj në vitin...
08:37 | 18/09/2026

Trump: Është bërë përparim i madh për bazën ushtarake amerikane në Poloni

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se ka pasur përparim të madh drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni, pasi Varshava tha se po zhvillonte bisedime me Uashingtonin...
08:12 | 18/09/2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

Bashkimi Evropian do t’i japë Ukrainës 3.3 miliardë euro për blerjen e raketave dhe dronëve, njoftoi të enjten Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der...
07:46 | 18/09/2026