Politikë
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”

Ilustrim · Vizion Plus
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ditën e sotme ka mbledhur ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë.
Takimi i cili po mbahet në ambientet e “Vilës së Kuqe” ka nisur në orën 09:00.
Mbledhja pritet të ketë në fokus koordinimin e punës së strukturave qeverisëse, ndjekjen e objektivave të përcaktuara, si dhe ecurinë e nismave “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.
Në fokus do të jenë edhe çështjet e evidentuara gjatë punës në terren dhe detyrat që lidhen me vijimin e angazhimeve të ministrive dhe drejtuesve politikë në qarqe.




