Trump: Ka pasur përparim të madh drejt bazës ushtarake amerikane në Poloni

18 Shtator 2026 | 09:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se ka pasur “përparim të madh” drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni, duke e cilësuar nismën e mundshme si një “hap historik” në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Varshavës.

“Falë lidershipit të guximshëm të mikut tim, Karol Nawrocki, Presidentit të Polonisë, po bëhet përparim i madh drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij sociale Truth.

Presidenti amerikan shtoi se vendndodhja e bazës mund të bëhet e ditur së shpejti, nëse plani konkretizohet.

“Nëse kjo ndodh, vendi do të shpallet shumë shpejt. Ky do të jetë një hap historik për Aleancën tonë të Madhe SHBA/Polake”, shkroi Trump.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të diskutimeve për forcimin e pranisë ushtarake amerikane në Poloni dhe të bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve.

SHBA-të aktualisht kanë rreth 10,000 forca rotative në Poloni, si dhe 11 vende instalimi, me selinë e Garnizonit të Ushtrisë Amerikane në Poznan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nëna e njeriut më të pasur në botë zbulon se fle në garazh: Nuk më shqetëson fare

Edhe pse Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, ai as nuk zotëron shtëpi të vetën, duke preferuar të kalojë netët në shtëpitë...
09:16 | 18/09/2026

Aktorja dhe shkrimtarja amerikane Lena Dunham bëhet nënë për herë të parë nëpërmjet një nëne surrogate

Aktorja dhe shkrimtarja amerikane Lena Dunham dhe bashkëshorti i saj, Luis Felber, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë, nëpërmjet një nëne surrogate....
09:14 | 18/09/2026

Rusët votojnë në zgjedhjet e para parlamentare që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 2022

Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një kohë kur lufta gati pesëvjeçare në Ukrainë dhe ngadalësimi i...
09:09 | 18/09/2026