I njohur tashmë nga qytetarët si ‘Djali i Pankartës’, Ani Marku ka dhënë detaje nga shoqërimi i tij në komisariat, pas protestës në Kuvend.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv, Ani Marku tregoi se sa ofenduese ishte të shihje pankartën që e ka mbajtur që në ditët e para të revolucionit, teksa hidhej në tokë nga forcat policore.
Ai e konsideron pankartën një simbol kombëtar, me vlera për të, pasi përmes saj ka gjetur mënyrë të shprehë indinjatën kundër asaj që po ndodh në Shqipëri.
Ishte i paqartë shoqërimi im, në komisariat shkoi mirë, u bënë procedurat. Pankarta ka një simbol kombëtar dhe mënyra si e hodhën është ofenduese. Policia të mos e bëjë më këtë lloj veprimi.
Pankarta ka qenë proces, mora pjesë protestë, duke parë edhe zhvillimin e protestës zërin tim ta ngre përmes pankartës. Pastaj e gjeti vendin e saj gradualisht.
Protesta deri tani duhet të kishte reaguar, edhe Rama duhet të kishte reaguar. Fakti që Rama është insistues përt ë mos e lëshuar, protesta do vijojë deri në qëllimin e saj.
Suksesi mund të jetë shpejt ose pas disa ditësh. Hera e parë që angazhohem, s’jam në asnjë angazhim politik dhe është moment historik për kontribut në të ardhmen tonë.
© SYRI.net