Rajoni

Prishtina ngrihet në këmbë kundër vendimit të Gjykatës Speciale!

Me moton “Jo në emrin tim”, mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së enjtes në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga gjykata Speciale me seli në Hagë. Mbështetësve iu bashkuan edhe familjarë të ish-komandantëve të UÇK-së.

Faleminderit prej gjithë popullit shqiptar për mbështetjen. Populli është me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është e pastër dhe besojmë në pafajësinë e të gjithë çlirimtarëve tanë, u shpreh Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sot e dëgjojmë popullin se ç’po thotë, tha Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kërkoi që të bëhet gjithçka për të rregulluar sipas tij gabimin e pafalshëm të Gjykatës Speciale në Hagë.

Populli i Kosovës, çlirimtarët e vet i ka shpallur të pafajshëm, sepse e dinë që ata janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë. Prandaj, kjo gjykatë ka degraduar skajshëm, është jashtë asaj çka kemi besuar dhe ne do bëjmë çmos për ta përmirësuar gabimin e pafalshëm të cilin ata e kanë bërë dje.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha se duhet platformë të qartë për lirimin e drejtuesve të UÇK-së.

Për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, sot Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur protestë paqësore gjithë popullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërkaq, pas takimeve të djeshme me drejtuesit e partive te tjera, sot PDK-ja pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.