Vila e Kuqe, apo vila no.Red është një rezidencë qeveritare diku në kodrat e Saukut afër Pallatit Presidencial. Është një vilë që më përpara nuk i është dhënë rëndësi, por vetëm këtë vit, vila u rikonstruktua totalisht në sajë të studios së arkitekturës Bofill Taller de Arquitectura. Një firmë ndërkombëtare, që ka hyrë në Shqipëri me disa projekte kryesore, ku ngjyra e Kuqe dominon.
Red Sol Dhërmi resort, Papuli Tower Tirana apo Barcelona Tower Tirana janë disa nga veprat arkitekturore të kësaj kompania që ka projektuar edhe këtë rezidencë qeveritare.
Aty u zhvillua në qershor festivali Bread and Heart që mblodhi arkitektët më të mëdhenj të të gjithë botës.
Është e gjitha në ngjyrë të kuqe. Në disa anë është e rrethuar me porta hekuri, ndërsa në anën tjetër e rrethuar nga shkurret dhe ferrat. Ka qenë totalisht e rrënuar, por që nga viti I kaluar nisi rikonstruksionin.
Brenda vilës, artistët, edhe me kërkesë të kryeministrit, kanë integruar thënie të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare në arkitekturë.
Pranë pishinës, fjalitë u bënë pjesë e vetë hapësirës:
"Po ta mendosh mirë, për të dalë përsëri në sipërfaqe, gjëja e parë që duhet të dish është se në ç’thellësi ke rënë”.
“Disa nga dhomat ishin krejtësisht të zhytura në errësirë. Në njërën prej tyre, dy pika drite lëviznin si sytë e një maceje”.
“Kam parë fantazma mbi ujëra. Ato notonin. Bënin shenja me duar dhe këmbë. Qeshnin”.
Të vendosura në murin kryesor, ato ngrihen si kujtime që çajnë sipërfaqen. Forma hibride lëvizin përgjatë anëve, një pemë zë rrënjë, hijet hapen. Fantazmat, prani të njohura përgjatë gjithë projektit, shoqërojnë këtë kalim nga thellësia drejt dritës, shkruan autorja e disa prej vizatimeve në muret e Vilës.
Është kërkuar shpesh informacion nga mediat për rikonstruksionin e Vilës, që tashmë shërben si një vend ku mblidhen artistë e arkitektë. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare e ka në pronësi dhe përdoret për aktivitete të ndryshme me të ftuar ndërkombëtare. Nuk është një vilë e hapur për publikun.
