Takimi sekret i DEA-s me vendet e Amerikës Latine/ Si po i damkos shqiptarët narko-shteti i Edi Ramës

Takimi sekret i DEA-s me vendet e Amerikës Latine/ Si po i damkos shqiptarët narko-shteti i Edi Ramës

10:20, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur Sekretari i Shtetit, Marko Rubio, publikoi urimin për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në mes të rreshtave ngrihej edhe shqetësimi për narko-shtetin shqiptar.

Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur në histori që një urim për Ditën e Pavarësisë të përmbante një mesazh të tillë për luftën ndaj karteleve.

Por për të kuptuar se sa serioze është situata, mjafton të shihet edhe seanca e fundit në Kongresin e SHBA, kur narko-shteti i Edi Ramës ishte një nga çështjet kryesore të ngritura nga ligjvënësit amerikanë.

Ky narko-shtet jo vetëm po shkatërron ekonominë e Shqipërisë dhe institucionet e brishta të saj, por po rrezikon rajonin e Evropën.

Madje shqetësimi ka mbërritur edhe në Amerikë, ku mafia shqiptare është kthyer në problem për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të ndryshme.

Në fillim të muajit të shkuar, DEA amerikane, agjencia përgjegjëse për luftën ndaj drogës, zhvilloi një takim sekret me të gjitha vendet e Amerikës Latine. Aty u ngrit shqetësimi për zgjerimin e mafies shqiptare.

Ky alarm i DEA-s ka bërë që shumë vende të Amerikës Latine t’i shohin shqiptarët tashmë si ‘shtetësi e rrezikshme’.

Kjo damkë u vjen atyre falë Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Ja çfarë raporton një media e rëndësishme e Uruguajit për takimin sekret të DEA-s.

“Në fillim të muajit gusht, përfaqësues të Administratës për Kontrollin e Drogave (DEA, sipas akronimit në anglisht) u takuan me autoritetet policore të rajonit në Buenos Aires. Ndër temat e trajtuara ishte edhe shqetësimi për zgjerimin e mafias shqiptare në kontinent. Gjatë muajve të fundit janë evidentuar hyrje të shtetasve shqiptarë në vend, por shumica, sipas burimeve policore, kanë qenë për arsye turistike dhe disa prej tyre janë akomoduar në hotele pranë Aeroportit të Carrasco-s, për shkak të anulimit të fluturimit të tyre. Në të njëjtën mënyrë, këto lëvizje po monitorohen për shkak se bëhet fjalë për një shtetësi që konsiderohet me rrezik, por policia thekson se deri në këtë moment nuk është konstatuar aktivitet i këtij grupi kriminal në Uruguai”.

Ndaj kudo që të udhëtoni nëpër botë, të dëbuar nga narko-shteti shqiptar që po e zbraz vendin si kurrë ndonjëherë në histori, dijeni se Ed Rama përveçse po u largon nga vendi juaj, po u lë mbi shpinë edhe një vulë turpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco