Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve
Presidenti i Republikës nxorri sot dekretin për shpalljen e ligjit nr. 95/2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, pasi kishte dhënë më parë pëlqimin për hyrjen në fuqi të tij menjëherë.
Presidenti i Republikës dha pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë bazuar në kërkesën e Kuvendit, i cili argumentonte nevojën dhe urgjencën për hyrjen në fuqi menjëherë me faktin se shfuqizimi i dispozitave për pagat e magjistratëve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte bllokuar dhënien e pagave për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që nga data 1 gusht 2026 e në vazhdim.
Pa hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thesari i Shtetit nuk mund të çlirojë pagesat për magjistratët.
Qëllimi i Kuvendit ishte që të mundësonte pagesat e Thesarit të Shtetit për gjyqtarët dhe prokurorët që në datën 18 shtator 2026 për pagat e bllokuara që nga data 1 gusht 2026 dhe për ato vijuese. Hyrja në fuqi e ligjit sipas procedurave të zakonshme do ta vononte këtë proces nga 15 deri në 35 ditë. Dhënia e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrjen e ligjit në fuqi menjëherë është prerogativë dhe instrument kushtetues, i cili justifikohet nga nevoja dhe urgjenca e rrethanave të rastit.
Argumentet dhe kundërargumentet kushtetuese lidhur me masën e pagës mund të debatohen edhe në instanca të tjera kompetente, por zhbllokimi në rrugë të ligjshme i vetë pagës mund të bëhet vetëm duke futur në fuqi ligjin e ri.
Hyrja e ligjit në fuqi menjëherë kërkon që Presidenti i Republikës të veprojë menjëherë.
Për Presidentin e Republikës, dhënia e pëlqimit në këtë rast i shërben mbrojtjes së një nevoje akute, me lidhje të drejpërdrejtë me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, që është garantimi i standardit të jetesës dhe i qëndrueshmërisë së të ardhurave për të gjithë magjistratët e vendit.
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)
Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje droge, arrestohet një person në Malësinë e Madhe
Debatet pas mesnatës, miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve
- 10:30 Goditet një bandë në Greqi, përdorte AI për të klonuar zërat e të afërmve për të marrë para
- 10:20 Italia do të dërgojë anije luftarake për të mbrojtur transportin detar në ngushticën Bab al-Mandeb
- 10:18 OVL-UÇK sot protestë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 10:05 Pakistan, të paktën 16 të vrarë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe talebanëve
- 10:04 Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)
- 09:59 Shkak sulmet ruse në Ukrainë, pezullohen fluturimet në dy aeroporte në Poloni