18 Shtator 2026, 10:27
Nga E.d
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, paralajmëron për një "plan rus” që përfshin "sulme hibride” ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën. Sipas informacioneve të shërbimeve sekrete, këto sulme mund të përfshijnë edhe përdorimin e dronëve dhe raketave kundër aleatëve të Kievit, tha Tusku.
Në Parlamentin e Varshavës ai deklaroi se ekziston një "rrezik real” që në territorin e një ose më shumë shteteve në krahun lindor të NATO-s të bien dronë. Sipas tij incidente të tilla mund të shkaktojnë dëme materiale. Tusku paralajmëroi se Moska mund t'i paraqesë zyrtarisht këto ngjarje si "aksidente”. Sipas tij qëllimi i vërtetë është dobësimi i unitetit dhe solidaritetit brenda NATO-s.
Incidente në zonën kufitare të Polonisë
Deklaratat e Tuskut vijnë në sfondin e incidenteve të fundit me dronë në zonën kufitare mes Polonisë dhe Ukrainës. Sipas qeverisë në Varshavë aty ka ndodhur sërish një sulm me dron pranë një pike kufitare. "Shumë pranë kufirit polak, jo larg Dorohuskut, me shumë gjasa është sulmuar përsëri një stacion karburanti”, tha kryeministri. Ai foli për një shpërthim të fuqishëm.
"Rusia nuk po i ndal veprimet e saj agresive”, shkroi ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, në platformën X.
Të enjten paradite (17.09.) sirenat e alarmit u dëgjuan në qytetet Rzeszów dhe Lublin në juglindje të Polonisë. Qendra Kombëtare e Sigurisë lëshoi alarm ajror për rajonin dhe u bëri thirrje banorëve të strehoheshin në vende të sigurta. Forcat Ajrore polake ngritën në fluturim avionë luftarakë F-16.
Një zëdhënës i Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Polonisë i tha televizionit TVN24 se sistemet e monitorimit kishin identifikuar një objekt ajror pa pilot që po i afrohej kufirit polak nga drejtimi i Ukrainës. Me shumë gjasa bëhej fjalë për një dron luftarak me motor reaktiv. Më pas ai ose u rrëzua mbi territorin ukrainas, ose goditi objektivin e tij. Pas rreth një ore, autoritetet njoftuan përfundimin e alarmit dhe situata u normalizua.
Sulm mbi një tren me destinacion Varshavën
Që nga e diela pranë pikës kufitare polako-ukrainase Dorohusk-Jahodyn, janë regjistruar disa sulme me dronë rusë në territorin e Ukrainës. Gjithashtu në atë zonë u sulmua edhe një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Kievi drejt Varshavës. Qeveria polake akuzoi Rusinë për përshkallëzimin e luftës kundër Ukrainës.
Gjatë muajve të fundit janë shënuar vazhdimisht incidente me dronë në disa vende të NATO-s në Evropën Lindore, përfshirë Poloninë, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, me Bjellorusinë aleate të Rusisë dhe me Ukrainën. Edhe shtetet baltike raportojnë rregullisht për incidente të ngjashme./DW
donald tusk “plan rus” nato
Bota
18 Shtator 2026, 10:24
E.d
Foto ilustruse
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t'i mbrojë fëmijët nga rreziqet...
Bota
18 Shtator 2026, 10:05
E.d
Hendrik Wüst dhe Friedrich Merz
Në fillim të kësaj jave, kancelari Friedrich Merz (CDU) ndodhej në Rovaniemi, n&e...
Bota
18 Shtator 2026, 10:01
E.d
Foto ilustruse
Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë...
Bota
18 Shtator 2026, 09:58
E.d
Foto ilustruse
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një ...
Bota
18 Shtator 2026, 07:42
E.d
Pamje
SPANJA- Spanja verilindore është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme, duke lë...
Bota
18 Shtator 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kolonët izraelitë u vunë zjarrin ullinjve në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor të push...
Bota
18 Shtator 2026, 07:24
E.d
Foto ilustruse
Huawei po përballet me një kërkesë që po tejkalon kapacitetet e saj të prodhimit për pajisjet e inteligje...
Bota
18 Shtator 2026, 07:15
E.d
Afroditi Latinopoulou
BRUKSEL- Parlamenti Europian votoi më 15 shtator 2026 për të hequr imunitetin e eurodeputetes greke dhe kryetares s&e...
Bota
17 Shtator 2026, 22:45
G.M
Foto ilustruese
TURQI- Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për raportet mbi arrestime dhe ndalime masive të personave LGBTI+ dhe...
Bota
17 Shtator 2026, 22:31
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.
Në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, dy t&e...