Venezuela zhbllokon faqet e lajmeve të censuruara gjatë administratës së Maduro-s

18 Shtator 2026 | 10:42

Venezuela ka rikthyer aksesin në 17 faqe lajmesh që kishin qenë të bllokuara prej vitesh gjatë administratës së Nicolas Maduros. Aktivistët e mirëpritën këtë veprim, por vunë në dukje se dhjetëra portale të tjera lajmesh mbeten të paarritshme.

Pas largimit të Maduros nga pushteti, Uashingtoni ka mbështetur bisedimet mes qeverisë së përkohshme, të drejtuar nga Delcy Rodriguez, dhe disa pjesëve të opozitës. Vendimi për zhbllokimin e faqeve të internetit erdhi përpara raundit të dytë të bisedimeve në Caracas.

Dinorah Figuera, drejtuesja e delegacionit të opozitës në këto bisedime, e mirëpriti vendimin në një postim në X.

“Informimi pa frikë nuk mund të vazhdojë të jetë një privilegj, por duhet të jetë në përputhje me ligjin. Ky është një hap i parë; ende mungojnë shumë media dhe të gjitha duhet të rikthehen”, tha ajo.

VE Sin Filtro, një organizatë për të drejtat digjitale, konfirmoi se 17 faqe lajmesh janë zhbllokuar dhe se ato janë të aksesueshme përmes ofruesve të ndryshëm të internetit. Ajo shtoi se 188 faqe interneti mbeten të paarritshme, përfshirë 79 portale lajmesh.

Gazetarët dhe organizatat joqeveritare kanë denoncuar prej kohësh censurën e vendosur gjatë administratës së Maduros.

Zëvendësministri i Komunikimeve, Gustavo Villapol, tha se vendimi kishte për qëllim t’i jepte fund polarizimit.

“Ne nuk mund t’i demonizojmë më kurrë njerëzit pa pasur prova në dorë; nuk mund ta përdorim komunikimin për interesa që janë të jashtme ndaj kuptimit jetik të kombit tonë”, tha ai në televizionin shtetëror.

Organizata Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders) tha muajin e kaluar se represioni, censura, kufizimi i aksesit në informacion dhe një mjedis ligjor gjithnjë e më armiqësor kishin kufizuar rëndë gazetarinë e pavarur në Venezuelë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia do të dërgojë anije luftarake për të mbrojtur transportin detar në ngushticën Bab al-Mandeb

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka deklaruar se Italia do të vendosë anije luftarake për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve të saj...
10:20 | 18/09/2026

Pakistan, të paktën 16 të vrarë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe talebanëve

Të paktën 16 persona janë vrarë në 24 orët e fundit në luftën e pashpallur të Pakistanit me kryengritësit islamistë. Një pritë nga kryengritësit vrau forcat e sigurisë...
10:05 | 18/09/2026

Shkak sulmet ruse në Ukrainë, pezullohen fluturimet në dy aeroporte në Poloni

Forcat e armatosura polake u vunë në gatishmëri të lartë pas sulmeve të reja ajrore ruse kundër Ukrainës, me autoritetet që aktivizuan masa për të...
09:59 | 18/09/2026