Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska

18 Shtator 2026 | 10:39

Policia e Kosovës ka lutur qytetarët që po protestojnë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së që të mos mbajnë maska gjatë protestave. Ajo ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet policore për protestën që pritet të mbahet sot nga ora 12:00. 

Policia ndër tjerash u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin gjësende e mjete të forta. 

“Me qëllim të garantimit të rendit e sigurisë publike, mbrojtjes së jetës dhe pronës si dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve e pjesëmarrësve në protestë, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në çdo protestë që të respektojnë dispozitat ligjore dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes e maturi gjatë protestimit, të mos hedhin gjësende e mjete të forta, të mos përdorin maska dhe të kontribuojnë që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, Policia njoftoi se për shkak të zhvillimit të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa rrugë që të shpien drejt shesheve të kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit...
10:36 | 18/09/2026

OVL-UÇK sot protestë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të...
10:18 | 18/09/2026

Çfarë mund të ndodhë me 7 figurat e UÇK-së që u përmendën në Hagë?

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën...
09:29 | 18/09/2026