E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përfshihet nga flakët në parkimin nëntokësor në qendër të Fierit, detajet e para

Ilustrim · Vizion Plus

Një automjet tip “Mercedes-Benz “ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti  është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit. Situata ka krijuar frikë për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nentokesore.

 Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa dy automjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në pjesën e motorit të Mercedes-Benz-it. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesën tjetër të parkimit.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë që situata të neutralizohet në kohë, ndërsa nuk raportohen të dhëna paraprake për persona të lënduar.

Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i saktë që solli përfshirjen e automjetit nga flakët.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.