
Ngjarja e ndodhur në Roskovec pak ditë më parë ku daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi me drapër babain e ish-bashkëjetueses së tij, u përmend edhe në seancën plenare të Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi nuk la pa ironizuar deputeten e cila tregoi edhe sesi kishte marrë dijeni për rastin. Ndërsa Çaushi iu përgjigj duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Fierit ku Bardhi ishte drejtues politik.
Pjesë nga debati në Kuvend:
Bardhi-Çaushit: A t’u martua daja ty? A t’u martua? Mbaj vendin aty se po flas unë. Këtë copën tjetër do ia jap atij. Naftën do ta sjellë një mik tjetër timin dhe do e marrë ai, gazin ai tjetri. Ky është shteti që ke ndërtuar ti. S’ke asnjë lidhje me ligjin.
Peleshi: Këtu mbyllen diskutimet.
Çaushi kërkon replikë.
Peleshi: Përgjigje në orën 01:30 të mëngjesit, të lutem!
Çaushi: Ti duhet të shohësh hallin tënd Gazo, a u martove vetë apo jo? Zgjedhjet në Fier fitohen kur vjen një drejtues politik si puna jote. Të vijë një njeri mjeran si ty, që ha qofte dhe pi xhin, pa shkelur në asnjë derë, jo që fitohen zgjedhjet, por fitohen më bindshëm se kësaj here. Versus.al

