Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përfshihet nga flakët “Mercedesi” në një parkim nëntokësor në Fier, tymi i dendur mbulon zonën

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët “Mercedesi” në një parkim
Foto nga vendngjarja

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të parkimit nëntokësor, në qendër të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, automjeti, tip “Mercedes-Benz”, ka marrë flakë në pjesën e motorit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, pasi tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe dy automjete zjarrfikëse. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja në kohë ka shmangur përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të parkimit nëntokësor. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohen, deri në këto momente për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese