AKTUALITET /

U kapën bashkë në makinë, ish-drejtori i policisë dhe Ergys Agasi kërkojnë lirimin nga burgu

Shkruar nga Versus
U kapën bashkë në makinë, ish-drejtori i policisë dhe
Ulian Shpataraku, Ergys Agasi

Ish-drejtori i policisë së Elbasanit Ulian Shpataraku dhe biznesmeni i Ergys Agasi të cilët u arrestuan së bashku teksa qarkullonin me një automjet në zonën e Plepave të Durrësit, kanë ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të caktuar nga GJKKO javë më parë.

Agasi i cili prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me dosjen e skandalit të AKSHI-t ku dyshohet se pati abuzime prej miliona eurosh me paratë e taksapaguesve shqiptarë, lëvizte i lirë nëpër Shqipëri.

Më 31 gusht, ai ishte nën ndjekje policore derisa u ndalua nga forcat RENEA dhe FNSH. Pas ndalimit u vu re se me të ndodhej edhe Shpataraku i cili tre muaj më parë ishte përjashtuar nga policia me vendim të Skënder Hitës.

Agasi po mbahet në paraburgimin e Bradasheshit, në të njëjtin sektor ku së fundmi u gjetën disa shishe alkooli. Versus.al

Poll