Dhjetëra ushtarë të UÇK-së, më në krye ish-komandatin Ismail Selmanin kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në Portin e Durrësit, pas pesë ditësh qëndrim në Hagë ku mbërritën për të mbështetur katër çlirimtarët.
Në fjalën e mbajtur për mediat Ismail Selmani i njohur ndryshe si komandant Mala theksoi në fjalën e tij se ai së bashku me ushtarët e tjerë mbërritën në Hagë në mbështetje të ish-krerëve, për të cilët prisnin që të shpallej një vendim i drejtë, lirimi i tyre.
“Edhe pse ishim në Hagë në shkuam atje për t’iu bashkuar atyre burrave që na i matën për 6 vite atje. Lirisht mund ta quaj e paedukatë dhe pa asnjë juridiksion profesional, megjithatë ne shkua me duar bosh, menduam çdo të kthehemi me duar plot bashkë me ata burra që të vinin te familja, babai, nëna dhe fëmijët e tyre, por ja që nuk u bë.
Ne u nisëm me 12 shtator nga Prishtina dhe kaluam po në këtë rrugë. kalua dhe rrugë të tjera plot sfida sepse të gjithë burrat që ishin këtu ishin në sakrificë të atyre. Ne e dhamë një mesazh simbolik të veshur kështu me veshje me 3 germa, UÇK” tha Selmani në fjalën e tij.
Mirëpo, vendimi i Hagës nuk ishte ai që ushtarët prisnin, e në fjalën e tij komandant Mala theksoi se më 16 shtator nuk u dënua sistemi kriminel i serbëve por personat që luftuan për lirinë e Kosovës. Në përmbyllje të fjalës së tij komandant Mala theksoi se duhet të ndalen protestat në mbështetje të UÇK-së sepse tubimet mund të ndikojnë në vendimin që mund të merret ndaj katërshes.
“Me 16 shtator nuk u dënua sistemi kriminel i serbëve por u dënuan çlirimtarët që për ne është e papranueshme. Hashim Thaçi ka dëshmuar se e ka krijuar atë vend ai nuk do shkatërrim. Mesazhi i tij ka qenë shumë i drejtë dhe shumë transparent ndaj popullit sepse secili politikan apo kushdoqoftë popullit të vet do ia rikthejë buzëqeshjen. Këtë buzëqeshjen ne duam ta kthejmë dhe në Shqipëri, të ndalohen protestat këtu dhe në Prishtinë sepse nuk e dimë, ne kemi nëntokat, për të na prishur e shkatërruar” theksoi komandant Mala.
Video Credits: DurrësLajm
